LAJMI I FUNDIT:

Këshilli Gjyqësor me rregullore të re, konsiderojnë se avokatët e keqinterpretuan vendimin e tyre

Këshilli Gjyqësor me rregullore të re, konsiderojnë se avokatët e keqinterpretuan vendimin e tyre

Bojkotimi i seancave gjyqësore nga avokatët, ka bërë që Këshilli Gjyqësor i Kosovës të nxjerr një rregullore të re të brendshme, ku do të përcaktohen rregullat sa i përket rendit shtëpiak dhe sjelljes së avokatëve në gjykata.

Kështu bëri të ditur në një intervistë për KP kryetari i KGJK-së, Nehat Idrizi.

Ai u shpreh se rekomandimi i tyre, ku i ndalon avokatët të hynë në gjykata pa ftesa, nuk ka për qëllim kufizimin e tyre dhe lirinë e ushtrimit të punës së tyre.


Mirëpo, siç thotë Idrizi, qëllimi ka qenë që të pengohet komunikimi ndërmjet avokatëve dhe gjyqtarëve.

“ Kemi marr vendim, ku kemi autorizuar komisionin për çështje normative në bashkëpunim me komisionin për administrimin e Gjykatave të nxjerr një rregullore të brendshme në të cilën do të përcaktohen rregullat sa i për ketë rendit shtëpiak nëpër Gjykata. Nuk ka qenë qëllimi i kufizimit, lirisë së ushtrimit të funksionit të avokatit, për arsye se dihet për përgjegjësit dhe detyrat që kanë avokatët… qëllimi ka qenë që të bëhet një rend shtëpiak njëfarë mënyrë të pengohet komunikimi ndërmjet avokatëve dhe gjyqtare. Për arsye D+ që ka bërë një anketim, një përqindje e avokatëve ka deklaruar se ata kontaktojnë direkt me gjyqtarët qoftë për lëndë, apo çështje tjera”, tha ai.

Ndërsa, sa i për ketë vendimit, ai tha se rekomandimi i KGJK-së është në Gjykatën Kushtetuese dhe janë duke e pritur vendimin final të saj.

Sipas tij, sido që të vendos kushtetuesja, ata do të respektojnë.

“ Ai vendim është vetëm për Gjykatat Themelore të Prizrenit, kryetari i gjykatës e ka nxjerrë atë vendim,  çështja është në Gjykatën Kushtetuese. Ne jemi duke e pritë për arsye se avokatët që kanë iniciuar çështjen në gjykatën Kushtetuese janë nga Prizreni dhe ne presim vendimin nga Gjykata Kushtetuese dhe si do  që të vendosë ajo gjykatë ne do të respektojmë atë vendim”, u shpreh Idrizi.

Kurse, bojkotin e avokatëve e cilëson të paarsyeshëm, pasi siç thotë Idrizi avokatët janë duke e keqinterpretuar qëllimisht rekomandimin e KGJK-së.

Ai po ashtu bëri të ditur se bojkoti i avokatëve ka paraqitur probleme tek rastet emergjente, sidomos tek paraburgimi.

Kurse, tha se disa nga avokatët por dhe shoqëria civile po i dalin në mbështetje atyre.

“ Ka pasur probleme tek rastet emergjente, sidomos tek paraburgimi, ne është dashur dhe sot dhe në ditët e ardhshme kemi pranuar e-mail nga avokatët por dhe nga shoqëria civile ku dalin në mbështetje tonë, kërkojnë që në njëfarë mënyrë të dilet nga kjo situatë. Për arsye se dëmin më të madh e pësojnë qytetarët, që kanë lëndë në gjykata”, deklaroi, kryetari i Këshillit Gjyqësor, Nehat Idrizi

Idrizi tha se bojkot total nuk ka pasur, sipas tij, disa avokatë kanë shkuar në seanca gjyqësore.

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Lajme
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Kalo në kategori