LAJMI I FUNDIT:

Dorëzohen në Kushtetuese dosjet e radhës për dëmet e luftës

Dorëzohen në Kushtetuese dosjet e radhës për dëmet e luftës

Për herën e katërt sot Shoqata për dëme të Luftës “Ngritja e Zërit”, ka dorëzuar dosjet në Gjykatën Kushtetuese rreth vlerësimit të kushtetutshmërisë së aktvendimeve të Gjykatës Supreme të Kosovës.

Me këtë rast, kryetari i kësaj shoqate Jahir Bejta, ka thënë se janë të pakënaqur me mos shqyrtimin e kërkesë padive për kompensimin e dëmeve të luftës.

Ai ka thënë se kjo lidhet direkt edhe me pakënaqësinë e tyre rreth akteve juridikisht të gabuara dhe sipas tij, në kundërshtim me Kushtetutën, Ligjin për procedurën kontestimore, marrëveshjet ndërkombëtare, padrejtësi kjo që Bejta thotë se është e konstatuar dhe vlerësuar nga ana e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Bejta ka thënë se gjyqësori ka dështuar në ofrimin e ndihmave palëve paditëse, respektivisht viktimave të cilat gjatë luftës kanë pësuar dëme materiale dhe dëme në njerëz.

“Kushtetuta me nenin 54 i jep të drejtë të qasjes në drejtësi vendore palëve dhe këtu është një shkelje për arsye se këta nuk i japin qasje dhe të gjitha paditë që nga viti 2008, që një dekadë e deri më tani hidhen nën pretekstin kinse për jo kompetencë e në realitet janë kompetent me i shqyrtua të njëjtat. Neni 28 paragrafi 1 të Kushtetutës është mirë e sqaruar e drejta e imunitetit, derisa gjykatat tona thirren se nuk kanë imunitet t’i shqyrtojnë paditë në rastin kur paditen një shtet i huaj, pikërisht e kanë gabim. Është gabim juridik për arsye se imuniteti sipas të drejtës ndërkombëtare është reciproke dhe pikërisht Serbia nuk ka imunitet t’i shqyrtoj paditë e palëve qytetar të Kosovës”, tha ai.

Kryetari i shoqatës “Ngritja e Zërit”, Jahir Bejta, ka deklaruar se të gjitha aktvendimet e marra nga Gjykata Supreme janë juridikisht të pabaza.

Ai tha se ka prova të mjaftueshme të cilat konstatojnë që nuk është përfill ligji dhe Kushtetua e Kosovës.

“Të gjitha aktvendimet e marra nga Gjykata Supreme janë juridikisht të pabaza dhe është për çudi që të gjitha aktvendimet e nxjerra nga ana e Gjykatave Themelore apriori pas ankesës Gjykata e Apelit i konsideron si të drejta. Është për çudi edhe Gjykata Supreme nuk e lejon zhvillimin e procedurës së revizionit dhe rishqyrtimit dhe konstatimit të shkeljeve të bëra. Andaj në këtë rast përulem pranë  Gjykatës Kushtetuese, por jo për të kërkuar lëmoshë assesi, por për të ndarë drejtësi që kjo ta mbrojë Kushtetutën. Nga sa u tha më lartë edhe në të gjitha dosjet që ne i paraqesim me kërkesa për vlerësimin e kushtuetshmërisë të aktvendimeve të miratuara nga Gjykata Supreme shihet shumë mirë dhe ka prova të bollshme të cilat konstatojnë që nuk është përfillur ligji dhe Kushtetuta”, ka deklaruar ai.

Ai tha se presin që kësaj radhe të aprovohet kërkesa për vlerësimin e ligjshmërisë të aktvendimeve të Gjykatës Supreme, të anulohen të gjitha aktvendimet e Gjykatave Themelore dhe aktvendimet e Gjykatës së Apelit dhe Gjykata Kushtetuese t’ua kthej mbrapshtë të gjitha dosjet apo lëndëve Gjykatave Themelore që t’i shqyrtojnë dhe t’i gjykojnë në bazë të ligjeve në fuqi.

Për më tepër ai ka thënë se nuk do të heqin dorë derisa gjyqësori të jetë i pavarur.

Në trend Lajme

Më shumë
Milatoviq injoroi takimin me presidenten Osmani, reagon ish-kryediplomati malazez

Milatoviq injoroi takimin me presidenten Osmani, reagon ish-kryediplomati malazez

Lajme
​Majko flet për sigurinë në rajon: Nëse prekët Kosova, do të prekët edhe Shqipëria

​Majko flet për sigurinë në rajon: Nëse prekët Kosova, do të prekët edhe Shqipëria

Lajme
Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Lajme
Begaj takon presidenten e Moldavisë, i kërkon që ta njoh Kosovën

Begaj takon presidenten e Moldavisë, i kërkon që ta njoh Kosovën

Lajme
Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Politikë
Nga Kamenica në SHBA, vajza që po hulumton detektimin e hershëm të kancerit

Nga Kamenica në SHBA, vajza që po hulumton detektimin e hershëm të kancerit

Lajme
Kalo në kategori