Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Shoqata për Përmirësimin Racor të Gjedheve “Gen Vet”, kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi, përmes të cilit synohet mbështetja dhe promovimi i aktiviteteve të shoqatës në sektorin e blegtorisë.
Gjatë ceremonisë së nënshkrimit të këtij memorandumi, ministri i MBPZHR-së, Nenad Rikalo, tregoi se mbështetja e ministrisë për avancimin e veprimtarisë së shoqatës do të rritet në vazhdimësi.
“Ky memorandum ka rendësi të veçantë për Shoqatën “Gen Vet”, pasi që përmes kësaj forme të bashkëpunimit po krijohen mundësitë që shoqata t’i shfrytëzojë asetet e ministrisë për zhvillimin dhe avancimin e aktiviteteve të saj e bashkë me këtë të promovojë zhvillimin e prodhimtarisë blegtorale dhe riprodhimin e bagëtisë në gjithë vendin”, ka thënë ministri Rikalo.
Krahas kësaj, ministri ka theksuar se ky memorandum mirëkuptimi, i cili është nënshkruar për një periudhe dy vjeçare, do të ndihmojë shoqatën që aktivitetet e saj në sektorin e blegtorisë t’i zhvillojë sipas praktikave më të mira, por që krahas kësaj ai tha se ministria përmes formave të ndryshme do të ofrojë mbështetje për veprimtaritë e shoqatës.
Ndryshe, përmes këtij memorandumi, i mundësohet shoqatës “Gen Vet”, që të shfrytëzojë asetet e ministrisë, në veçanti të Qendrës Gjenetike në Vitomericë të Pejës, duke përfshirë këtu edhe asetet e siguruara nga MBPZHR-ja nga Qeveria e Italisë nëpërmjet Programit për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe tokën që i takon Institutit Bujqësor të Kosovës, me seli në Pejë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City