Ognuno sta sul cuor della terra,
trafitto da un raggio di sole:
ed è subito sera
Salvatore Quasimodo
Kjo është një nga poezitë e famshme të Kuazimodos, të cilën e kam lënë ashtu siç është në origjinal, pa e përkthyer. Në ato tri vargje, poeti hermetik italian ka treguar thelbin e njeriut. Secili nga ne qëndron mbi tokë i i mbuluar nga një rreze dielli dhe pastaj menjëherë vjen nata vdekja. Pra, nuk jemi gjë tjetër veçse një kalim i shpejtë mbi tokë, një njollë drite që kujton se është zot i tokës, por në fakt harron se shumë shpejt vjen mbrëmja, nata që në këtë rast metaforikisht është vdekja.
Ndërrimi i viteve dhe urimi që i bëjmë njëri-tjetrit për ta gëzuar vitin që vjen është, në fakt, një lloj sfide që i bëjmë vetes dhe atyre që urojmë për ta kapërcyer perden e zezë të natës e cila, duam apo nuk duam, do të bjerë edhe mbi ne. Ndoshta vetëm në kapërcyell të viteve ne kujtohemi për natën që do të bjerë mbi ne, pastaj, sapo kalon ajo ditë, ne vendosemi në qendër të tokës dhe sillemi ashtu sikur nata nuk do të bjerë kurrë mbi ne.
Shqiptarët kudo që jetojnë, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, apo kudo tjetër nëpër botë, janë vënë, më shumë se asnjëherë tjetër, në qendër të vëmendjes së përgjithshme, por, në të shumtën e rasteve kanë humbur shpirtin refleksiv. Mund të bëhen lloj-lloj vëzhgimesh e përsëri është e vështirë edhe për ne që jetojmë pandërprerë në Shqipëri të kuptosh se nga vijnë gjithë paradokset me të cilat është e mbushur jeta e shqiptarëve, paradokse që shkaktohen pikërisht nga humbja e shpirtit refleksiv dhe nga mungesa e vëmendjes për natën që vjen.
Po përmend disa prej tyre. Heroi ynë Kombëtar, pra, simboli i kombit tonë, është mishërimi i rezistencës kristiane kundër përhapjes së islamizmit barbar. Mirëpo, sot Shqipëria njihet më shumë si vend mysliman sesa si një vend ku bashkëjetojnë katër besime. Edhe kur ra Perandoria Otomane, Fuqitë e Mëdha, qoftë në Londër apo në Berlin u mblodhën për të përcaktuar fatin e vendeve të krishtera pas shembjes së perandorisë. Shqipëria u trajtua si një mbetje myslimane në Ballkan dhe territore të tëra të saj iu falën fqinjëve. Heroi ynë kombëtar i frymëzoi shqiptarët që të ruanin aq sa mundej territoret e tyre, por nuk ndikoi aspak në vendimet e Fuqive të Mëdha të kohës. Për paradoks, bombardimi i NATO-së mbi Beograd gjatë spastrimit etnik të Kosovës, ngjante edhe si një mirënjohje e vonuar e Fuqive të Mëdha për Kreytrimin tonë, veprën e të cilit e kishin dëmtuar njëqind vjet më parë.
Ndërrimi i viteve na çon në një paradoks tjetër. Më 30 dhjetor 1940 vdes poeti kombëtar shqiptar Gjergj Fishta. Siç tregojnë kronikat e kohës, trupi i tij u mbajt në krahë nga myslimanët e qytetit dhe në varrin e tij fjalën më të ndierë e mbajti miku i tij, myftiu i Shkodrës, Ali Kraja.
Paradokset e tilla historike janë të shumta dhe, siç dihet, kur një paradoks teprohet ai shndërrohet në absurditet dhe në një çmenduri. Kështu, vetëm pak vite më vonë, Fishta, poeti kombëtar, ai që kishte kënduar shpirtin e shqiptarëve të veriut, sidomos autori i epopesë më të famshme të shkruar ndonjëherë në shqip, “Lahutës…”, në emër të një ideali, po ashtu paradoksal e absurd, zhvarroset prej shqiptarëve dhe eshtrat i hidhen në lumë.
Nga pikëpamja historike dhe kulturore Shqipëria është vendi shembullor i paradokseve. Vetëm këtu te ne ndodhi që një sistem politik solli në të njëjtën kohë edhe shkollë dhe shëndetësi për të gjithë dhe burgje e tortura, po ashtu, për të gjithë ata që ajo i quante kundërshtarë.
Sot ne jemi vendi ndoshta i rrallë në Ballkan që e kemi kujtesën të copëzuar dhe me dritëhije. Në njëqind vjet na është dashur të fshijmë nga kujtesa kolektive gjysmën e historisë dhe ta rifitojmë përsëri. Mirëpo, kjo fshirje dhe riaktivizmi i memories kolektive, në të shumtën e rasteve, na ka bërë mendjelehtë, sepse, në shumicën e kohës veprojmë sikur të mos kemi pasur të kaluar asnjëherë.
Nëse do të qëmtonim paradokse nga ato që ndodhin rëndom në jetën tonë do të mbusheshin faqe pa fund. Paradoksi si formë të menduari apo si veprim kundërthënës është bërë më së shumti modë e politikës shqiptare, por jo vetëm.
Fjala vjen, banorët e “Astirit”, të cilët i mirëkuptoj, kanë disa kohë që protestojnë dhe në fillim të gjithëve na bënë për vetë me kërkesën për të mos prishur shtëpitë dhe në rast se do të prisheshin të dëmshpërbleheshin menjëherë dhe me vlerën reale. Mirëpo, kaluan kohë dhe ndër kërkesat e tyre është futur edhe një tjetër: “Ata kërkojnë abrogimin e Ligjit për Arsimin e Lartë”. Është për të qeshur dhe për të qarë. Por, është paradoksi i kohës që jetojmë.
Tani në fund, marrim vesh se në Greqi, një baba shqiptar ka vrarë vajzën e tij sepse ajo paska qenë e lidhur me një afgan. Pra, nëse jemi mësuar apo nëse kemi dëgjuar disa herë se prindër me origjinë nga Pakistani, Egjipti apo vende të tjera të Lindjes, vrasin vajzat e tyre pse ato lidhen me djem italianë të krishterë pra, në rastin tonë, kemi një paradoks të përkundërt, një shqiptar që sipas stereotipisë së përgjithshme evropiane është edhe mysliman, përkundrazi, shfaqet si një fanatik i krishterë dhe e vret vajzën pse ajo lidhet me një mysliman.
Ndërkaq, paradoksi i fundit që do të doja të përmendja është ai që ka të bëjë me Lulëzim Bashën. Sipas stereotipisë së përgjithshme, një politikan i lartë, e në këtë rast lideri i opozitës, bën ç’është e mundur që të shfaqet si model i njeriut që respekton ligjin. Kancelarja Merkel ka hyrë në tipologjinë e politikanit që jetën private e ka të shenjtë dhe nuk ka pranuar asnjë ditë të ndërrojë stilin e kësaj jete me atë të një politikani që zgjedh luksin dhe shkeljen e ligjit. Banesa e saj e thjeshtë në një pallat të kryeqytetit gjerman dhe jeta e saj prej asketeje, i përkasin një figure që ndeshet rrallë. Mirëpo, te ne paradoksi është se Lulëzim Basha bën një ndërtim pa leje në pallatin ku jeton, pra nga 120 metra katrorë i bën 240, shton një kat, rrëmben dhe ashensorin dhe pastaj bërtet çdo pasdite dhe paradite për luftën ndaj krimit dhe korrupsionit. Ky paradoks është më i rëndi sepse atë e bën njeriu që është në krye të opozitës. Duke vepruar kështu, ai na dënon të gjithëve me një paradoks tjetër që shqiptarët të vazhdojnë të qeverisen edhe për shumë e shumë vjet nga kjo qeveri që kemi. Dhe ky paradoks për fat të keq do të na ndjekë gjatë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëSenatori Blumenthal i shkruan Blinkenit: SHBA-ja t'i mbajë sytë kah Kosova sepse rrezikohet nga Serbia
"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve
Flet daja i Fitore Pacollit pasi mori grant 100 mijë euro: Fitoren e kam mbesë, kam konkurruar tri herë
Teuta Selimi ndahet nga burri?
Formacionet zyrtare, Kosovë – Lituani: Foda me dy sulmues, kërkon ta mbyll me fitore
Reagon ish-zv/ministri i LVV-së: Hykmete Bajrami e ka denoncuar publikisht projektin e digjitalizimit mbi 5 milionë euro
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria
Faktet më të çuditshme që mund të mos i dini për Elon Musk
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë armët amerikane në Rusi, reagon Zelensky
“Më mirë të më shajnë nënën, sesa të këndojnë “Serbi, Serbi”” - Llullaku shpjegon për mediat rumune se pse lojtarët e Kosovës vendosën të largohen
“Do thyejmë të gjitha rekordet”, Ronaldo thotë se mysafiri i tij i radhës në YouTube është më i famshëm se ai
“E dimë si ke shkuar në finale” - përplasje në mes të Edona James dhe Santianës live gjatë emisionit