LAJMI I FUNDIT:

Rritje pagash për 6800 ushtarakë në Shqipëri

Rritje pagash për 6800 ushtarakë në Shqipëri

Ministria e Mbrojtjes në buxhetin e ri të saj për vitin 2019, të votuar nga Kuvendi i Shqipërisë në dhjetor të vitit 2018 parashikon një rritje pagash për 6 800 ushtarakë.

Ministria e Mbrojtjes synon të përmbushë reformat e nisura dhe realizimin e detyrave kushtetuese të Forcave të Armatosura (FA), angazhimeve ndërkombëtare në kuadër të NATO-s, angazhimeve të FA në kuadër rajonal dhe në aftësitë trajnuese të vetë FA. Më konkretisht, Ministria e Mbrojtjes synon: Modernizimin e kapaciteteve dhe infrastrukturës së FA duke: zhvilluar kapacitetet e FA në përputhje me Planin Afatgjatë të Zhvillimit; vijuar pajisjen e Forcave Tokësore me armatim të ri të ndërveprueshëm me aleatët në NATO; zgjeruar investimet në infrastrukturë për përmirësimin e mjediseve të punës dhe ushtarake; modernizuar pajisjet dhe sistemet kompjuterike.

Vijimin e pjesëmarrjes në operacionet e NATO-s duke rritur nivelin e angazhimit të FA, në operacionet e Aleancës dhe pjesëmarrjen në misionet e iniciativat e reja që NATO mund të ndërmarrë. Zhvillimin dhe mbajtja në gatishmëri të kapaciteteve të FA për operacione të mbrojtjes kombëtare dhe kolektive, operacione në përgjigje të krizave, si dhe kapacitetet për përballimin e Emergjencave Civile, dhënien e ndihmës vendeve të rajonit në rast emergjencash civile në kuadrin e NATO-s, OKB-se dhe BE-së.


Lartësimin e figurës dhe integritetit të ushtarakut, nëpërmjet zhvillimit të politikave të nevojshme në fushën e personelit, promovimit në karrierë, trajtimit të ushtarakut, rritjes së transparencës, llogaridhënies, si dhe eliminimin e korrupsionit në Forcat e Armatosura.

Ministria e Mbrojtjes gjithashtu se përmes këtij buxheti parashikon rritjen e rrogave për 6800 ushtarakë, ndërsa vetëm oficerët me gradat e larta nuk do përfitojnë nga kjo rritje rroge. Rritja do jetë deri në 19%. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

Lajme
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Kronika e Zezë
Liderët e Koalicionit

Liderët e Koalicionit "Lista për Familjen" vizituan Odën Ekonomike dhe Shoqatën e Pensionistëve

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori