Importuesit e derivateve janë edhe tatimpaguesit më të mëdhenj në ekonominë e Kosovës. Vetëm njëri prej tyre gjatë vitit ka paguar mbi 100 milionë euro taksa dhe tatime në arkën e shtetit, në emër të tatimit mbi vlerën e shtuar, akcizën dhe taksat tjera përcjellëse ndaj shtetit.
Mirëpo edhe këtë vit, listës së top 5 importuesve të derivateve dhe produkteve tjera të ngjashme i prin korporata HIB Petrol me rreth 188 mijë ton.
Është pikërisht HIB, tatimpaguesi më i madh i vitit 2018 me 100 milionë euro tatim të paguar, ose 25 milionë më shumë sesa periudha e njëjtë e vitit të kaluar.
“Ky ka qenë një vit i rëndësishëm në industrinë tonë, sepse me rritjen e kërkesës dhe nevojës për derivate, është rritur edhe sasia e importuar por me këtë janë rritur ndjeshëm edhe pagesat që ne si importuesi kryesor në vend e kemi bërë ndaj doganës dhe autoriteteve tjera tatimore. Për dallim prej vitit paraprak, vetëm ne si HIB kemi paguar 25 milionë euro më shumë tatim ndaj shtetit, ose rreth 100 milionë euro në total për 2018”, ka thënë Hysen Lajqi, drejtor ekzekutiv në HIB Petrol.
Pas HIB, i dyti është Al Petrol me rreth 100 mijë ton më pak në import të derivateve, ose mbi 86 mijë ton derivate të importuara përgjatë vitit 2018. Në pozitën e tretë është Ex Fis me 78.4 mijë ton, i përcjell nga Lab Oil me 62.7 mijë ton derivate të importuara në tregun tonë.
I fundit në top pesëshen e listës së importuesve më të mëdhenj të vitit është IP Petrol me 39.4 mijë ton derivate të importuara në 2018.
Duhet thënë se shitjet e sasisë së derivateve nga top 5 importuesit e vitit janë bërë edhe nga shitjet me shumicë në treg, por edhe nga shitjet me pakicë nëpër pikat e derivateve të shtrira në shumë lokacione gjithandej vendit tonë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Përjetoni luksin dimëror, relaksin dhe qetësinë te Natural Pool & Spa
25-vjetori i themelimit, Murtezaj: ATK Për këto vite ka mbledhur mbi 8 miliardë euro tatime, dhe mbi 3 miliardë euro kontribute pensionale
Meka Halal Food – Cilësia dhe tradita që na bashkon
Golden Eagle arrin në Dubai - Një energji e re për Emiratet e Bashkuara Arabe
Përjetoni luksin dimëror, relaksin dhe qetësinë te Natural Pool & Spa
American School of Kosova - Fiton çmimin për diversitetin gjinor në AP Computer Science Principles
Ekzekutohen pensionet me rritje për kategoritë e luftës
Meka Halal Food - Cilësia dhe tradita që na bashkon
Ekonomia e fuqishme amerikane mund të mos ketë nevojë për reformat e mëdha të Trump
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"Më shkon nerva", Driloni e pranon gjatë spektaklit se lidhja me Sarën ishte lojë
Protestë masive anti-Vuçiq në Beograd
Për herë të parë, Lionel Messi emëron sipas tij sulmuesin më të mirë të të gjitha kohërave
Dyshohet që zjarri në “Emshir” ishte i qëllimshëm, banorët thonë se panë tmerrin
Përse Jamie Foxx nuk është martuar kurrë dhe cilat kanë qenë të dashurat e tij?
Policia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake