Punimet në rrugën kryesore, që lidh hyrjet-daljet e kryeqytetit, po vazhdojnë të zvarriten. Përveç panoramës së bukur që të jep ajo pjesë tek hyn në Prishtinë, gjendja reale e rrugës së ‘Veternikut’ është bërë mjaft e rrezikshme.
Rrëshqitja e dheut dhe prishja e murit mbrojtës, po bën që dy nga katër korsit e premtuara dhe pas rreth dy viteve të inagurimit të punimeve mos të shfrytëzohen.
Qarkullimi i madh i veturave në këtë zonë është mjaft i lartë dhe hapësira mes rrugës dhe rrëshqitjes së dheut, mund të maten me centimetra. Ndërsa, zvarritja e madhe që po ndodhë në këtë rrugë, ka bërë që qytetarëve t’iu humbë durimi dhe të shohin me skepticizëm gjithë këtë projekt.
Për këto arsye, mjaft problematike këtë rrugë po e sheh, Arianit Loxha nga Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës. Ai shprehet se vendosja e gabuar e murit mbrojtës ka bërë që rruga atje të rrëshqet vazhdimisht.
Sipas tij, muri mbrojtës i deri tanishëm nuk është vendosur në baza të shëndosha të dheut, dhe siç thotë ai, nëse prapë vendoset në të njëjtën mënyrë dhe themelet nuk vendosen mirë, problemi do të përsëritet.
“Rrëshqitjet e dheut bëhen kryesisht mos përmbajtja e një dokumenti i cili duhet dorëzuar komunës, apo rastin konkret ministrisë i cili nënkupton planifikimin e gërmimit brenda një punishte. Kur të ndërtohet një objekt, apo një infrastrukturë ajo e ka një kufi të përcaktuar. Brenda atij kufiri, dorëzohet një dokument i cili është organizimi i punishtës dhe plani i gërmimit… MUri mbrojtës mundet të vendoset, mirëpo varet se çka ka përfundi. Nëse muri mbrojtës rrëshqet, atëherë themelet nuk janë vendos deri në soliditetin e mjaftueshëm të dheut, për këtë ai prapë do të rrëshqet. Muri mbrojtës duhet të vendoset në baza të shëndosha të dheut, i cili ka aftësi përthithëse të ngarkesave të cilat vendosen. Mund të jetë problem inxhinjerik, mund të jetë problem procedural… Me siguri ka një defekt përderisa ndodhë një gjë e tillë”, thotë ai për KosovaPress.
Përkundër se është kompetencë e Ministrisë së Infrastrukturës, Komuna e Prishtinës, nëpërmjet zëdhënësit të saj, Adonis Tahiri thotë se ky projekt ka filluar pa lejen e tyre.
Tahiri shprehet se qysh në fillim të këtij projekti gjithçka ka shkuar keq, pasi nuk ka pasur asnjë konsultim me ta. Sipas tij, rrëshqitja e dheut do të ndodhë gjithmonë me murë masiv, mirëpo duhet të përdoren forma tjera.
“Ne e kemi ngritë këtë shqetësim qysh kur kanë fillu punimet atje, para se me rrëshqitë dheu për herë të parë atje, për shkak se nga qeveria e kaluar qendrore kanë filluar punimet pa projektin të cilin e ka pasur komuna e Prishtinës, pa asnjë konsultim me komunën e Prishtinës dhe pa leje nga komuna. Projekti jonë ka qenë shumë më i mirë, jo me murë masivë siç është tash, për shkak se muri aty nuk mund të qëndroj, por në forma të tjera të mureve të parenderuara të cilat përdoren tash në autostrada në gjithë botën…ne kemi bërë thirrje qysh nga fillimi që të ndërpritet ky projekt dhe të merret ai i komunës së Prishtinës…murë masiv aty nuk mund të vendoset sepse gjithmonë do të shkaktojnë probleme”, deklaron Tahiri.
Ndërsa, zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu i ka hedhur fajin qeverisjes së kaluar, duke u shprehur se gjitha këto probleme që po shfaqen në këtë rrugë janë si pasojë e projektit të gabuar që kanë ndërmarrë ata.
Pavarësisht kësaj, Kadriu thotë se zgjidhja ideale, përkundër rrëshqitjes së vazhdueshme është muri mbrojtës. Mirëpo, përveç këtij të fundit, sipas tij, do të vendosen dhe pilota që do të forcojnë murin dhe ai do vendoset në tokë të fortë me themele të forta, që mos të rrëshqet më.
Afati më i afërt i përfundimit të zgjerimit të kësaj rruge, sipas zëvendësministrit, Kadriu është pranvera e vitit të ardhshëm.
“Aty ne kemi planifikuar të vendosim pilota dhe murin e rinj mbrojtës, të cilën do të filloj në pranverë, jemi në fazën e fundit të ri projektimit të atij segmenti. Ndërsa, pjesa tjetër, ne jemi në procedura gjyqësore me kompaninë që e ka bërë dëmtimin e asaj pjese. Ky problem duhet të zgjidhet, është stërzgjatur, realisht është një fluks i madh i qytetarëve dhe i veturave që hynë në Prishtinë dhe del nga Prishtina… Nuk mundesh ndryshe me zgjidh atë problematikë. Nuk mundesh pa e zgjidhë me murin mbrojtës. Mirëpo gabimi ka qenë se fundmi i murit ekzistues mbrojtës nuk është bërë aty ku duhet, është bërë në pjesën ku ka qenë mbushje. Rrafshi rrëshqitës e ka bërë të veten, kështu që me depërtimin e ujërave atmosferike ka rrëshqit ai mur, nuk është punuar ashtu siç duhet, dhe projektuar në fillim ashtu siç duhet”, deklaron Kadriu.
Kjo rrugë ka filluar për zgjerim në vitin 2017, nga qeverisja e kaluar dhe është paraparë që të jetë një rrugë me katër korsi në një drejtim, trotuar me ndriçim dhe shtegun për biçikletë./kp/Telegrafii/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Krahas pagave më të larta dhe sigurimit shëndetësor, praktikantët privatë në RMV po kërkojnë edhe zgjidhje sistematike
Fshehja e policëve gjatë patrullimit, veprim në kundërshtim me rregulloren
AAK zgjedh kryetarin e ri për Zvicër, Haradinaj: AAK subjekti politik me mbështetjen më të fuqishme nga mërgata
Aksident i rëndë në Suharekë, dy të vdekur
Regjistrimi i diasporës: Çfarë përfiton Kosova?
Një muaj paraburgim ndaj boshnjakut që dyshohet për krime lufte kundër shqiptarëve në Gjakovë
LDK u vendos “vija të kuqe” të gjitha partive politike për koalicione parazgjedhore
Dobësimi i Euros në Shqipëri shtrenjton paketat turistike
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur