Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, sot në një konferencë për media ka përmbyllur vitin fiskal 2018, në të cilën janë prezantuar të arriturat, projektet, nismat legjislative dhe aktivitetet tjera që këtë vit ka realizuar kjo ministri.
Gjatë konferencës së fundit për media të MMPH-së, ministri, Fatmir Matoshi ka deklaruar që gjatë vitit 2018 ministria që ai drejton ka realizuar 90 projekte kapitale në vlerë totale prej 30 milionë euro. Ai ka folur po ashtu edhe për nismat legjislative që ka iniciuar kjo ministri si dhe aktet nënligjore që ka nxjerrë gjatë këtij viti.
Në Qeveri janë miratuar 5 projektligje, në kuvendin e Kosovës ligji për trajtimin e ndërtimeve pa leje, 8 udhëzime administrative nga MMPH dhe Qeveria si dhe 5 rregullore dhe 4 koncept dokumente nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
Ministri Matoshi ka folur edhe për veprimet që MMPH ka ndërmarrë në reduktimin e ndotjes së ajrit, mbrojtjen e burimeve ujore përmes rrënimit të ndërtimeve pa leje në Batllavë, përfundimin me sukses të fushatës për pastrimin e Kosovës etj.
Ministri Matoshi gjatë kësaj konference ka folur dhe për prioritetet e tij për vitin e ardhshëm 2019, ku ndër të tjerash tha që angazhimi jonë institucional si MMPH, do të vazhdojë më realizimin e projekteve kapitale në fushat që mbulon ministria jonë.
“Fokus të veçantë do t’i kushtojmë zonave të mbrojtura, menaxhimit të integruar të mbeturinave, krijimit të rezervave të reja ujore, trajtimit të ndërtimeve pa leje, trajtimit të ujërave të zeza, përfundimit të procesit të hartimit të hartave zonale, reduktimin e ndotjes së ajrit etj”, deklaroi ministri Matoshi.
Matoshi ka falënderuar të gjithë donatorët për përkrahjen e vazhdueshme dhe bashkëpunimin e shkëlqyer, duke u nisur nga: GIZ, USAID, MCC, JICA, UNDP, SIDA Suedeze, Komisioni Evropian, e shumë shtete mike të Kosovës që sipas tij po përkrahin rrugën tonë të progresit.
Në fund ministri Matoshi ka falënderuar edhe mediet për bashkëpunimin dhe kontributin e tyre, në informimin e drejtë të opinionit mbi çështjet mjedisore dhe veprimet tona institucionale.
“Mediat gjatë kësaj periudhe kanë luajtur dhe po luajnë rol shumë të rëndësishëm në aktualizimin e problemeve mjedisore, shtyrjen përpara të agjendave progresive dhe vetëdijesimin e qytetarëve për të mbrojtur mjedisin ku jetojmë dhe veprojmë” përfundoi Matoshi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëOrigjina e emrit 'Hotdog' dhe shija Halal
Top 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Prapaskenat e krisjes mes Edi Ramës dhe Janullatosit
Hakohet llogaria e BERZH-it në Twitter
Rreth 200 kompani britanike kaluan përgjithmonë në një javë pune katër-ditore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama