Kosovës i kanë ardhë dy letra. Dikur letrat ishin mënyra kryesore e komunikimit, në largësi. Qytetarët, apo më mirë me thanë populli – se qytetarë nuk kishte asokohe – shumica ishin analfabet. Prandaj, askush nuk u shkruante letër njerëzve të thjesht, përpos kur shteti kujtohej për ta. Atëherë shteti u dërgonte ndonjë shkresë, të cilën ata duke u dridhur e lexonin te dikush që dinte shkrim e lexim. Këtë shërbim e paguanin me ndonjë vezë, e me raste edhe ndonjë pulë/gjel apo ndonjë ushqim tjetër bio. Atëherë së paku ushqimi ishte bio.
Duke qenë se asokohe shteti nuk i shkruante për të mirë, ata e prisnin me drojë çdo letër nga lartë, nga atje ku vendosej për fatin e njerëzve të zakonshëm. Që ta dini, njerëzit u bënë qytetarë vetëm në demokraci, kur u bënë sundues kolektivë, dhe i zgjodhën në mënyrë demokratike përfaqësuesit e vet në institucione, pra në kuvend, në RTK edhe në krejt mediat e tjera të (pu)shtetit – përfshirë edhe rrjetet sociale.
Ato tash na i interpretojnë edhe ëndrrat tona, na i lexojnë me zë edhe letrat që vijnë prej lart, pasi ne nuk mund t’u besojmë veç syve tonë as një përkthimi me “Google Translate”.
Natyrisht, ne duhet të trajtojmë me respekt letrën e zonjës Mogherini, pasi qysh edhe ajo dhe BE, na trajtojnë me respekt sikur çdo vend të Afrikës apo Azisë. Të shkosh në Evropë, vetëm për Kosovarët, ende nuk është një udhëtim rutinë prej dy orësh me aeroplan. Kjo është loja e vjetër e dashurisë së njëanshme. Mjafton që Mogherini e respekton presidentin.
Por, Amerika po! Qysh e dimë edhe nga kënga e vjetër patriotike, ne nuk kemi frikë, sepse i kemi djemtë në Amerikë. Letra e Mogherinit nuk na bëri përshtypje shumë, letra e Trumpit nxiti interpretime të shumta.
Pra, na kanë ardhur dy letra. Shihet nga letra e saj se Mogherini do “Nobelin” me çdo çmim. Asaj, për shembull, i duket realist opsioni i dy presidentëve për këmbim territoresh. Për të është e mjaftueshme që këta të dy të falin njëri-tjetrin. Pastaj, te fusha e pajtimit në Facebook, qytetarët e Kosovës dhe të Serbisë të përqafohen virtualisht.
Nga Brukseli me vite na kanë informuar se problemi ynë po zgjidhet, se Hashimi po pajtohet me Vuçiqin edhe me kaq mbyllet konflikti historik. Krejt problemi paska qenë se do toka të Hashimit paskan mbet andej e do toka të Vuçiçit paskan mbet këndej. Situata është e thjeshtë, pra nuk kemi pse luftojmë.
Por, Qeveria dhe Parlamenti në Kosovë, si populistë që janë, po thonë se presidenti nuk ka mandat, nuk është palë në bisedime. Nuk mundet me shitë as me ble asgjë që nuk ia ka lënë baba me tapi, ose që nuk e ka fitua vet… me djersë!
A është palë në bisedime Presidenti? Varet prej Batonit. Debate pafund po zhvillohen në çdo kafene të Kosovës, përfshirë edhe televizionet të cilat kohëve të fundit, për nga adrenalina, edhe ato janë ngritur në nivel kafenesh.
Kështu, ditëve të fundit na kanë ardhur dy letra. Njëra nga Evropa dhe tjetra nga Amerika. Qytetarët e hutuar po enden prej statusi në status, për me kuptua çka po ndodhë.
Çka ka dashtë me thanë, me letrën e tij, presidenti Trump, kjo është pyetja një milionëshe? Megjithatë, përkundër interpretimeve, ajo e ve Kosovën dhe interesat e saj në radhë të parë, pastaj i përmend edhe dy presidentët si argatë të kësaj pune. Askush më nuk i sheh ndaras, dy presidentët.
Sa për letrën e Mogherinit, askush pesë pare nuk i jep. Aq pare, qysh e dini edhe vet, bëjnë dy pula, sipas këngës që e duan aq shumë kosovarët.
Tash, ju mos u çuditni prej nga ky komunikim me letra kur dihet se politikën e bëjnë postimet në rrjete sociale.
Me e k[qyrë holl e holl, edhe Skënderbeu, në kohën e tij, komunikonte me letra, qoftë me BE apo me Uashingtonin. Edhe Ismail Qemali, me telegrame priste leje nga Mogherini për këmbime territoresh. Edhe Zogu i I-rë, prej Mogherinit mori leje për Shën Naumin.
Rrjedhimisht, edhe presidenti ende merr letra dhe i poston në Facebook. Presidenti Trump, për shembull, me krejt botën, përmes postimeve në Twitter. Por, jo edhe me Hashimin.
Ka dyshime se krejt buxhetin presidenti po e shpenzon për këto letra, rezervim karrigesh dhe për botim librash. Kompanitë lobuese munden me t’a rezervu karrigen afër kujt të duash, duke filluar prej presidentit Putin, kancelares Merkel, e deri te presidenti Trump. Munden me siguru edhe një shtrëngim duarsh apo një fotografim me kë të duash. Kanë lidhje! Munden me porositë një deklaratë për personalitetin e dikujt. Për shembull munden me të quajt Xhorxh Uashington të fshatit tënd. Munden me porositë edhe një letër kritike për kundërshtarët e tu. Bota bashkëkohore është rrëfim i rrëfyer nga mediat, që u pëlqen njerëzve. Apo është vetëm mit?
Sidoqoftë, presidenti i vetëm, veç me buxhetin e shtetit përballet me krejt Kosovën. Pastaj armata e interpretuesve, nëpër borë e nëpër shi, defilon prej ekrani në ekran. Prej portali në portal. Prej batoni te… Batoni dhe anasjelltas.
Eh. Na zuri Viti i Ri me halle të vjetra. Babadimri për Krishtlindje, apo Vit të Ri, sivjet do t’i drejtohet popujve me një status në Facebook, apo Twitter. Nuk ka dhurata. Kosova ishte përjashtim. Ajo mori dy letra. Njëra për kryetarin e tjetra për kryeministrin.
Çka është realiste? Zonja Mogherini thotë se nuk është realiste të pajtohet Kosova me Serbinë dhe se mjafton që dy presidentët të përqafohen dhe ajo të marrë Nobelin!
Dikur, Serbia e presidentit Millosheviq, në vlugun e ndryshimeve kushtetuese, i pat imponuar Kosovës një udhëheqje. Pastaj xehetarët u mbyllën në miniera dhe kërkonin dorëheqjen e tyre…! Tjerat janë histori!
Qysh e dini, ndryshimet kushtetuese u kryen me dhunë. Zyrtarët e dorëhequr i tërhoqën dorëheqjet. Kosova hyri në Serbi dhe Kosovarët dolën prej institucioneve. Më vonë edhe i përzunë prej Kosove. Pastaj u kthyem!
Rreth vicioz, historia!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese
"Favoriti sekret" i Ballakut për ta fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon - do ta trondiste botën e futbollit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!