LAJMI I FUNDIT:

Njëri nga pilotët me më përvojë zbulon misterin më të madh të aeroplanit të zhdukur, MH370 ka marrë flakë në ajër (Video)

Njëri nga pilotët me më përvojë zbulon misterin më të madh të aeroplanit të zhdukur, MH370 ka marrë flakë në ajër (Video)

Kanë kaluar më shumë se katër vite nga zhdukja misterioze e aeroplanit të Malajzisë, MH370, dhe edhe sot vazhdojnë të qarkullojnë teori të ndryshme se çfarë në fakt ka ndodhur me këtë fluturake.

Ross Aimer, ish-pilot me mbi 40 vite përvojë, beson se kapiteni ka devijuar rrugën duke tentuar të aterroj në aeroportin e Malajzisë, transmeton Telegrafi.


Sipas tij, aeroplani ka marrë flakë dhe kështu piloti është detyruar ta ndërroi rrugën, duke shpresuar se kështu do të arrinte deri në aeroportin e Penangut.

“Derisa po fluturonin, sigurisht se kanë humbur vetëdijen apo kanë vdekur, kurse aeroplani ka humbur rrugën dhe është kthyer në anën e majtë”, ka deklaruar Aimer.

Ai është një nga pilotët më me përvojë në botë, dhe ka dhënë teorinë e tij që në njëfarë mënyre dëshmon se një goditje apo ndonjë turbulencë e forcë ka mundur të shkaktoj zjarr në disa pjesë të aeroplanit me bateri të litiumit, që ka qenë e pamundur të fiken.

Fluturakja ka mundur që për disa orë të qëndrojë në ajër derisa nuk ka mbetur pa karburant dhe në fund ka përfunduar në oqean. Kujtojmë se aeroplani MH370 me 239 pasagjerë ishte zhdukur nga radari më 8 mars të vitit 2014, derisa po udhëtonte nga Kuala Lumpur për në Pekin.

Hetimet zyrtare të realizuara nga qeveria e Malajzisë nuk kanë mundur të përcaktojnë me saktësi se çfarë ka ndodhur me aeroplanin, pasi që kurrë nuk është gjetur vendi i saktë i rrëzimit. Oqeani Indian është i papërshtatshëm dhe për këtë është e vështirë të gjendet ndonjë copëz e aeroplanit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rafineria ruse e naftës pezullon funksionimin pas

Rafineria ruse e naftës pezullon funksionimin pas "sulmit me dronë ukrainas"

Botë
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Joe Biden thotë se është gati për debat zgjedhor - vjen përgjigja nga Donald Trump

Joe Biden thotë se është gati për debat zgjedhor - vjen përgjigja nga Donald Trump

Amerika
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Botë
Prezantuesi i lajmeve në mediumin britanik 'nën kujdes mjekësor' pasi nuk u ndje mirë gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë

Prezantuesi i lajmeve në mediumin britanik 'nën kujdes mjekësor' pasi nuk u ndje mirë gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë

Evropa
Kalo në kategori