Ekzistojnë zakone të llojllojshme dasmash, mirëpo arsyeja se si ky zakon ka lindur është larg nga romantika.
Kurorëzimi do të duhej të paraqiste ditën më të lumtur në jetën e nuses dhe dhëndrit, transmton Telegrafi.
Për çdo nuse thuhet që është nusja më e bukur, dhe është ashtu, atë ditë asaj i shkëlqejnë veçantia dhe vetëbesimi i saj. Mirëpo, a keni pyetur ndonjëherë çfarë do të thonë zakonet të cilat me aq mendjelehtësi i praktikojmë?
Nuset vellon e bartin që nga koha romake, edhe pse arsyeja për të nuk është edhe aq përrallore dhe romantike, siç kemi menduar. Në atë kohë, femrat nga koka deri te thembrat kanë qenë të mbuluara me pëlhurë të kuqe.
Pëlhura është dashur të paraqesë nusen në zjarr, në mënyrë që ajo t’i largojë dhe t’i frikësojë të gjithë shpirtrat e këqij të cilët do të dëshironin t’ia hidhnin mallkimin çiftit.
Me kalimin e kohës dhe me ndërrimin e modës, nuset kanë filluar të bartin vellon për t’u mbrojtur nga shpirtrat e këqij.
Deri në ditët e sotme velloja bartet për të mbuluar fytyrën para dhëndrit te rastet e martesave me shkuesi.
Sot, më së shpeshti, velloja paraqet më shumë aksesor dhe stoli, se sa që simbolizon zakonet e vjetra.
Përjashtim mund të gjejmë në kulturën hebraike, ku nuset bartin vellon në mënyrë që t’i tregohet publikut që dhëndri nuk martohet me nusen vetëm për shkak të dukjes së saj fizike.
Gjithsesi, neve na duket çdo nuse më e bukur, ndërkaq velloja, së paku në dukje, është detaj i butë, romantik dhe përrallor i çdo kurorëzimi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTest i inteligjencës me tetë pyetje, të cilat vetëm më të mençurit i dinë
Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare
Një kryqëzim i rrugëve që mundon shumë shoferë. Shikoni mirë, kush ka përparësi kalimi?
Kodi sekret i kënaqësisë femërore
Nëse shikon zjarr në ëndërr, është mirë ta marrësh seriozisht
Si ka lindur “muaji i mjaltit”... Kush e veshi fustanin e parë të nusërisë?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe