LAJMI I FUNDIT:

Seanca e Kuvendit – Rezoluta për dialogun

Seanca e Kuvendit – Rezoluta për dialogun

E plotësuar 18: 30 – Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën e jashtëzakonshme e cila po mbahet me kërkesë të 42 deputetëve për miratimin e projekt-rezolutës mbi procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

Në sallë janë 61 deputetë. Në këtë seancë do të bëhen publike edhe emrat e atyre që do të jenë në ekipin negociator, i cili do të prihet nga dy bashkëkryesues, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti.


LDK dhe VV nuk do të marrin pjesë në këtë seancë.

E plotësuar 17:30: Deputetët e PSD-së kanë filluar të hyjnë në sallën e Kuvendit, ndërkaq pritet të fillojë seanca.

Seanca e jashtëzakonshme për Ekipin Dialogues edhe pse ishte paraparë të mbahej në orën 14:00, është shtyrë për orën 16:30.

Përkundër që tani do duhej të fillonte seanca, në sallën e Kuvendit janë vetëm disa deputetë.

Shtyrja e seancës është bërë për shkak të vdekjes së vëllait të deputetes së PDK-së, Megjide Mjaku,

Seanca është thirrur me kërkesë të 42 deputetëve për miratimin e projekt-rezolutës mbi procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

Sipas kësaj rezoluta që po pritet të votohet, Shpend Ahmeti do të ishte bashkëkryesues i delegacionit me Fatmir Limajn, raporton Telegrafi.