LAJMI I FUNDIT:

Dita Kundër Korrupsionit shënohet sot edhe në Kosovë

Dita Kundër Korrupsionit shënohet sot edhe në Kosovë

Në botë 9 dhjetori shënohet si Dita Kundër Korrupsionit, e kjo datë do të shënohet edhe në Kosovë.

Në kryeqytet sot janë paraparë aktivitete të ndryshme kundër korrupsionit nga organizatat e shoqërisë civile.


Në sheshin “Skënderbeu”, në ora 10:30, me mbështetje të USAID-it, do të zhvillohet aksioni simbolik “Rosa e verdhë viziton Kosovën”, për të përcjellur mesazhin për luftimin e korrupsionit.

Ndërkaq, koalicioni i OJQ-ve “Java Kundër Korrupsionit” do të mbajë një takim me redaktorët e mediave, me ç’rast do të shpalosin agjendën e aktiviteteve kushtuar kësaj jave.

Kurse, Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) do ta hapë ekspozitën me fotografi dhe video, të titulluar “Faji i korrupsionit”. Me këtë rast do të shpërblejë edhe tri vendet e para, në ceremoninë që do të mbahet në Parkun Arkeologjik të Kosovës në ora 12:00.

Ndërkaq, prej orës 13:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”, Lëvizja FOL do ta shfaqë performancën “Hupja fijen korrupsionit”.

Kjo datë shënohet anembanë botës me aktivitete të ndryshme, sidomos në ato vende ku korrupsioni vlerësohet të jetë më i lartë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Miratohet lista zyrtare, qytetarët do t’i blejnë barnat me çmim të njëjtë në të gjithë Kosovën

Miratohet lista zyrtare, qytetarët do t’i blejnë barnat me çmim të njëjtë në të gjithë Kosovën

Shëndetësi
Kosova nuk hyri në agjendë të Komitetit të Ministrave, arsyetohet ministrja Gërvalla: Letrës me ofertën për draft-statutin e Asociacionit i ka humbur relevanca

Kosova nuk hyri në agjendë të Komitetit të Ministrave, arsyetohet ministrja Gërvalla: Letrës me ofertën për draft-statutin e Asociacionit i ka humbur relevanca

Lajme
KiE thotë se po shqyrton se si të procedojë për rastin e Kosovës

KiE thotë se po shqyrton se si të procedojë për rastin e Kosovës

Lajme
Meta ia uron ditëlindjen presidentes Osmani: Nuk është vetëm shtylla e juaj i dashur Prindon!

Meta ia uron ditëlindjen presidentes Osmani: Nuk është vetëm shtylla e juaj i dashur Prindon!

Lajme
Gjykimi i serbit të dyshuar për krime lufte në Vushtrri, dëshmitari thotë se të akuzuarin e pa në vendin ku u vra një plak

Gjykimi i serbit të dyshuar për krime lufte në Vushtrri, dëshmitari thotë se të akuzuarin e pa në vendin ku u vra një plak

Drejtësi
Dështimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Çitaku: Fitoi pushteti, jo shteti

Dështimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Çitaku: Fitoi pushteti, jo shteti

Lajme
Kalo në kategori