Pas skandalit te publikuara nga emisioni “Të Paekspozuarit”, në lidhje me falsifikimet e kompanisë Dunwell Haberman (kompania mëmë e DH Albania), fituese e lotit të parë prej 18 milionë euro për rindërtimin e Unazës së Madhe, vjen një reagim nga Autoriteti Rrugor Shqiptar. Përmes një njoftimi për shtyp ARRSH ben me dije se ka pezulluar ndërtimin në lotin e parë, ndërsa shton se është në pritje të përgjigjes nga autoritetet amerikane.
Njoftimi
Autoriteti Rrugor Shqiptar u vu në dijeni të materialit të transmetuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Të Paekspozuarit” në televizionin News 24 për garën e zhvilluar për njërin prej 3 loteve të projektit të Unazës së Madhe të Tiranës, segmenti Pallati me Shigjeta-Sheshi Shqiponja.
Në kuadër të transparencës ndaj opinionit publik, Autoriteti Rrugor Shqiptar sqaron sa vijon:
Procedura e prokurimit është zhvilluar në përputhje me ligjin Nr.9643, datë 20.11.2006 “Për Prokurimin Publik”, i ndryshuar, VKM-së Nr.914, datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të Prokurimit Publik” e ndryshuar. Kjo procedurë bazuar në detyrimet ligjore të mësipërme, është procedurë e hapur, e zhvilluar në mënyrë elektronike përmes Agjencisë së Prokurimeve Publike.
Autoriteti Kontraktor ka nënshkruar kontratën me bashkimin e përkohshëm të operatorëve ekonomik “Biba X shpk” dhe “DH Albania shpk- degë e shoqërisë së huaj”, pasi ka konstatuar që dokumentet janë në përputhje me kriteret e dhëna në dokumentet e tenderit. Operatori ekonomik “DH Albania shpk- degë e shoqërisë së huaj”, pjesë e këtij bashkimi, ka paraqitur dokumentacionin të përkthyer dhe të noterizuar në gjuhën shqipe, ku kompania mëmë “Dunwell Haberman” rezulton e regjistruar dhe ushtron aktivitetin në një prej shteteve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, konkretisht në shtetin Delaware.
Në përmbushje të kritereve të dhëna në dokumentet e tenderit ka bërë regjistrimin në Qendrën Kombëtare të Bizneseve dhe njësimin e licencës duke respektuar Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr.42 datë 16.01.2008, “Për miratimin e rregullores për kriteret dhe procedurat e dhënies së licencave profesionale të zbatimit, klasifikimit dhe disiplinimit të subjekteve juridike që ushtrojnë veprimtari ndërtimi”. Njësimi i saj ka konkluduar me një nivel maksimal të licensimit, bazuar në veprimtarinë ekonomike të saj në vendin e origjinës, duke mbajtur kategoritë maksimale (kategoria G).
Autoriteti Rrugor Shqiptar nuk ka patur ndonjë indicie që vë në dyshim vërtetësinë e dokumentave të paraqitura e cila do mund të çonte në një procedurë verifikimi paraprak.
Kontrata e nënshkruar me këtë bashkim operatorësh në fjalë për këtë lot të Unazës nuk ka prodhuar asnjë efekt financiar për Buxhetin e Shtetit.
Në funksion të sqarimit të plotë të situatës dhe pretendimeve të shfaqura në emisionin “Të Paekspozuesit”, janë ndërmarrë këto veprime:
1. ARRSH i është drejtuar institucioneve që përmes komunikimit me rrugë zyrtare tu kërkohet autoriteteve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të verifikuar dokumentet e paraqitura në institucionet shqiptare nga kompania në procedurën e garës.
2. Deri në sqarimin e situatës dhe përgjigjen nga autoritetet amerikane nuk do të vijohet me aktivitetin ndërtimor të kësaj kompanie për lotin Nr.1 të segmentit, që shtrihet nga Ura e Lanës deri tek mbikalimi i sheshit Shqiponja.
3. Në rast se autoritetet amerikane do të konfirmojnë zyrtarisht pretendimet për falsifikime dokumentacioni nga kjo kompani, në zbatim të përcaktimeve ligjore, Autoriteti Rrugor Shqiptar do të zgjidhë kontratën në mënyrë të njëanshme dhe do ndjekë procedurat e tjera të përcaktuara në ligj. Në rast të zgjidhjes së kontratës, ARRSH do të rifillojë menjëherë procedurat e prokurimit për këtë lot për të mundësuar përfundimin në kohë të këtij projekti të rëndësishëm për kryeqytetin.
Autoriteti Rrugor Shqiptar garanton opinionin publik se është i vendosur të mbrojë maksimalisht interesat e shtetit shqiptar duke zbatuar përcaktimet ligjore për çdo situatë të tillë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëJashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Arrestohet Nol Nushi i PSD-së
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’
Projekti 1.4 miliard euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit
"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm
Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri