Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) së bashku me USAID-in do të vazhdojnë mbështetjen e sektorit të mjedrës në vend, me qëllim të zhvillimit të këtij sektori në një industri të qëndrueshme, duke e bërë atë konkurrues në vend dhe rajon.
Kështu është thënë sot në konferencën e tretë të mjedrës “Të arriturat dhe sfidat e sektorit të mjedrës gjatë vitit 2018”, e cila është mbajtur në Prishtinë dhe është organizuar nga Shoqata Nacionale “Mjedra e Kosovës” dhe është mbështetur nga USAID-i, Caritasi Zviceran në Kosovë dhe GIZ-i. Gjatë kësaj konference janë paraqitur sfidat e prodhuesve të mjedrës në Kosovë gjatë këtij viti, e të cilat sipas pjesëmarrësve po synojnë t’i tejkalojnë përmes përvojave dhe praktikave të marra nga ekspertët e huaj të kësaj fushe.
Me këtë rast, zëvendësministri i MBPZHR-së, Mevludin Krasniqi, ka thënë se ministria gjatë viteve të fundit ka ofruar mbështetje të madhe financiare për kultivuesit e pemëve të imëta dhe bimët mjekësore aromatike.
“Në politikat dhe strategjitë zhvillimore të Ministria e Bujqësisë pemëtarinë e shohim si potencial të rëndësishëm në bujqësinë kosovare, por edhe si sektorë me përparësi krahasuese, andaj Ministria e Bujqësisë, ka ndihmuar zhvillimin e sektorit të pemëve me dhënien e granteve nga viti 2010 në vlerë prej 152,083.78 euro, ndërsa në vitin 2017 ministria ka ndarë një buxhet prej 14,500,000.00 euro. E krahas kësaj, që nga viti 2015 përmes pagesave direkte kemi mbështetur fermerët me nga 400 euro për hektarë”, ka treguar zëvendësministri Krasniqi. Ai po ashtu ka treguar se gjatë këtij viti, MBPZHR-ja dhe USAID-i së bashku janë duke e bashkë financuar projektin për pemët e imëta në Kosovë, ku për këtë projekt ministria ka ndarë një buxhet prej 3 milionë euro,ndërsa USAID-i 4,2 milionë dollar amerikan.
Ndërsa, drejtoresha e misionit të USAID-it në Kosovë, Lisa Magno, ka thënë se gjendja në sektorin e mjedrës, ndër vite ka ndryshuar për të mirë falë punës së fermerëve dhe falë mbështetjes që po e japin për zhvillimin e këtij sektori. “USAID-i ka mbështetur lidhjet mes fermerëve dhe tregtarëve dhe shitësve me pakicë, eksportuesve, pra e kemi pasur parasysh këtë zinxhir të vlerave. Gjithashtu kemi ndihmuar fermerët që të certifikohen dhe kjo ua ka rritur potencialin për t’i eksportuar produktet e tyre”, ka thënë Magno.
Kryetari i shoqatës “Mjedra e Kosovës”, Sami Uka, ka treguar se ky vit ka qenë mjaft sfidues për kultivuesit e mjedrës, por ka theksuar se e njëjta ka ndodhur edhe në vendet e rajonit. Për të tejkaluar këto sfida, ai ka treguar se në këtë konferencë kanë të ftuar edhe ekspert të kësaj fushe nga vendet e rajonit e më gjerë, të cilat sipas tij do të tregojnë për praktikat dhe përvojat më të mira, për tejkalimin e krizave, të cilat mund të shfaqen në sektorin e mjedrës edhe në të ardhmen. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
Telegrafi Jobs, busulla jote për karrierë
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë