LAJMI I FUNDIT:

Kreshnik Mahmuti dhe Alma Mehmeti janë kampionët e parë U-21 në pingpong

Kreshnik Mahmuti dhe Alma Mehmeti janë kampionët e parë U-21 në pingpong

FPPK organizoi sot (e diel) në Ferizaj kampionatin e parë individual të Kosovës për U-21, ku morën pjesë lojtarët më të mirë të kësaj kategoria nga klubet kryesore, e klubi ferizajas pati numrin më të madh të pjesëmarrësve.

Garat u zhvilluan fillimisht në grupet individuale të meshkujve dhe të femrave, për të vazhduar me garat e çifteve të meshkujve dhe të femrave, e pastaj garat individuale në ‘skelet’ për meshkuj dhe femra. Në përgjithësi klubet më të suksesshme dolën Lidhja e Prizrenit te meshkujt dhe Drita te femrat me nga dy vende të para.


Në konkurrencën e çifteve të femrave, në gjysmëfinalen e parë dyshja nga Gjilani Alma Mehmeti – Bleona Mehmeti ishin më të mira se dyshja nga Ferizaj Shega Hashani – Sara Shabani duke fituar me 3:1 (11:8, 11:6, 5:11, 11:3).

Në gjysmëfinalen e dytë, dyshja favorite nga Vushtrria Edona Shabani- Loresa Imeri u mposhten nga dyshja tjetër nga Ferizaji, Alma Hoxha -Jerina Rexhepi me 1:3 (12:10, 7:11, 4:11, 1:11).

Finalja ishte shumë e baraspeshuar por në fund dyshja Alma Mehmeti – Bleona Mehmeti triumfuan me rezultat të ngushtë 3:2 (9:11, 11:5, 9:11, 11:4, 11:8) ndaj Alma Hoxha – Jerina Rexhep.

Në gjysmëfinalen e parë në kategorinë e meshkujve u takuan dy çifte nga Lidhja e Prizrenit, Fatih Karabaxhaku – Kreshnik Mahmuti ndaj Eni Gashi – Blend Hajdari, që e fitoi çifti i parë me 3:0 (11:6, 12:10, 11:8).

Në gjysmëfinalen tjetër, dyshja nga Prishtina, Jon Shala – Blendon Luta pas një loje të baraspeshuar triumfuan ndaj dyshes nga Ferizaj, Sylejman Çerkini-Dren Çerkini me 3:1 (12:14, 11:6, 11:4, 11:3).

Në finale të dyja dyshet u paraqitën mirë, mirëpo dyshja nga Prizreni dëshmoi së momentalisht janë më të mirët, rezultati final, 3:1 (11:1, 9:11, 11:3, 11:3).

Në konkurrencën e juniorëve në gjysmëfinalen e parë u takuan, Shega Hashani dhe Alma Mehmeti, kësaj radhe triumfoi Alma me 4:1(9:11, 11:3, 11:5, 11:4, 11:6).

Ndeshja e dytë gjysmëfinale ndërmjet Bleona Mehmeti dhe Edona Shabanit ishte shumë e barabartë, dhe fituesja u përcaktua pas shtatë seteve 4:3(5:11, 11:13, 11:6, 11:7, 9:11, 11:6, 11:9).

Në finale e vajzave nga Gjilani, Alma ishte më mirë se Bleona duke fituar titullin e parë për U21 me rezultat 4:2 (4:11, 11:4, 9:11, 11:4, 11:8, 11:7).

Në konkurrencën e meshkujve patëm shumë ndeshje interesante, në gjysmëfinalen e parë Fatih Karabaxhaku fitoi ndaj Blend Hajdarit me 4:2 (11:9, 11:7, 8:11, 12:10, 9:11, 11:6) pas një ndeshje shumë interesante.

Në gjysmëfinalen tjetër Kreshnik Mahmuti dhe Blendon Luta zhvilluan një lojë të baraspeshuar dhe shumë interesante, në fund triumfoi Kreshniku me 4:1 (9:11, 13:11, 11:3, 11:5, 11:6). /KP/

Në trend Sport

Më shumë
Lionel Messi pranon 'dobësinë' në lojën e tij

Lionel Messi pranon 'dobësinë' në lojën e tij

Ndërkombëtare
Mourinho insiston të nënshkruajë me yllin e Barcelonës

Mourinho insiston të nënshkruajë me yllin e Barcelonës

Ndërkombëtare
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona

Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona

La Liga
Luis Suarez emëroi dy kundërshtarët më të fortë me të cilët është përballur gjatë karrierës së tij

Luis Suarez emëroi dy kundërshtarët më të fortë me të cilët është përballur gjatë karrierës së tij

Ndërkombëtare
FC Magdeburg ishte lider në Bundesliga 2 pa fitore si vendas, shanset që kjo të ndodhë janë kaq të pakta

FC Magdeburg ishte lider në Bundesliga 2 pa fitore si vendas, shanset që kjo të ndodhë janë kaq të pakta

Ligat tjera
Kalo në kategori