LAJMI I FUNDIT:

Nëse dështon kryeministrja May, Britania shkon në zgjedhje të parakohshme

Nëse dështon kryeministrja May, Britania shkon në zgjedhje të parakohshme

Laburistët do të kërkojnë në mënyrë të pashmangshme një mocion mosbesimi nëse Theresa May e humbet votën në Dhomën e Komuneve për marrëveshjen e saj të Brexitit.

Duke folur në emër të partisë se tij, Sir Keir Starmer tha për televizionin Sky News se do te kërkohen zgjedhjet e përgjithshme.

Sekretari i mjedisit, Michael Gove këmbëngul se shefja e ekzekutivit serish mund ta sigurojë mbështetjen që i nevojitet edhe pse me dhjetëra ligjvënës janë shprehur hapur kundër ujdisë së saj, transmeton TCH.


Votimi, për çdo rast, ka për të qenë sfidues. Por edhe nëse marrëveshja e May-t nuk është perfekte, shtoi Gove, të gjithë duhet ta pranojnë se po nuk e votuan këtë pakt, alternativat janë ose shkëputje nga Bashkimi Evropian pa marrëveshje, ose nuk do të ketë me Brexit.

Por Starmer insiston se nëse kryeministrja e humbet këtë votim, atëherë qeveria e saj vihet në pikëpyetje. Mendoj se është e pashmangshme që ne ta hedhim këtë hap, ka shtuar ai.

Sipas ligjeve britanike ne fuqi, nëse qeveria humbet një votim për një mocion mosbesimi, ajo ka 14 ditë kohë për të kaluar një mocion të dytë besimi, në të kundërt Parlamenti shpërbëhet dhe shpallen zgjedhjet e përgjithshme.

Në trend Botë

Më shumë
Pamjet nga droni shfaqin pasojat e betejave të ashpra mes ukrainasve dhe rusëve në rajonin e Donetskut

Pamjet nga droni shfaqin pasojat e betejave të ashpra mes ukrainasve dhe rusëve në rajonin e Donetskut

Evropa
Izraeli i dërgon Ukrainës armë ruse?

Izraeli i dërgon Ukrainës armë ruse?

Botë
Suedia sekuestron një anije pas sabotimit të kabllove në Detin Baltik

Suedia sekuestron një anije pas sabotimit të kabllove në Detin Baltik

Evropa
Pas 'kërcënimeve' të Trumpit, Kolumbia bie dakord të pranojë të gjithë emigrantët e deportuar

Pas 'kërcënimeve' të Trumpit, Kolumbia bie dakord të pranojë të gjithë emigrantët e deportuar

Botë
Gjenden pupla zogjsh në motorët e aeroplanit Jeju Air të rrëzuar në Korenë e Jugut, ku humbën jetën 179 persona

Gjenden pupla zogjsh në motorët e aeroplanit Jeju Air të rrëzuar në Korenë e Jugut, ku humbën jetën 179 persona

Azia
Talibanët lejojnë gratë afgane të studiojnë në Pakistan, por ato duhet të shoqërohen nga një kujdestar

Talibanët lejojnë gratë afgane të studiojnë në Pakistan, por ato duhet të shoqërohen nga një kujdestar

Azia
Kalo në kategori