LAJMI I FUNDIT:

Policia izraelite përgatit padinë për korrupsion ndaj kryeministrit Netanyahu

Policia izraelite përgatit padinë për korrupsion ndaj kryeministrit Netanyahu

Policia izraelite njoftoi mëngjesin e sotëm se gjatë hetimit të saj ka gjetur dëshmi të mjaftueshme për të ngritur akuzat për ryshfet dhe mashtrim ndaj kryeministrit Benjamin Netanjahu.

Akuzat do të ngrihen edhe ndaj gruas së kryeministrit izraelit, e cila duket e implikuar në këtë çështje, që është edhe rasti i tretë i korrupsionit i udhëheqësit Netanyahu.


Autoritetet pretendojnë se Netanjahu dha favore rregullatore ndaj “Bezeq Telecom Israel”, në këmbim të mbulimit më pozitiv të tij dhe gruas së tij në një faqe interneti të lajmeve, në pronësi të kompanisë.

Vetë Netanyahu mohon çdo akuzë për këtë rast, por tashmë duket se do të përballet me akuzat e policisë së vendit, që pritet të dorëzojë padinë së shpejti në gjykatë.

Kryeministri izraelit nuk po kalon një periudhë aspak të mirë, pas dorëheqjes së njërit prej ministrave të tij, që vinte nga një parti në koalicion me atë të Netanyahut.

Aktualisht koalicioni qeverisës në Izrael është dobësuar ndjeshëm dhe ndaj Netanyahut ka pasur thirrje për të dhënë dorëheqjen dhe për t’u hapur udhë zgjedhjeve të parakohshme. /TCH /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori