Oda Ekonomike e Kosovës në një konferencë për media ka prezantuar raportin e tremujorit të tretë të për klimën e biznesit, gjatë së cilës u përmend edhe taksa e vendosur nga Qeveria e Kosovës për prodhimet serbe.
Lidhur me bizneset që lëndën e parë e marrin nga Serbia, Rukiqi tha se problemin më të madh po e kanë me grurë dhe hekur. Për këtë problem, Rukiqi tha se po tentojnë të gjejnë zgjidhje në Kroaci, Bullgari e Turqi.
“Dy janë domethënë problematikat kryesore, dy produkte po flas, se tjerat zëvendësohen shumë lehtë dhe shumë shpejt. Është gruri, edhe për shkak të çmimit të lartë në tregjet tjera, edhe është hekuri, çeliku. Ka mundësi që të importojmë çelik në Shqipëri, por çmimet, kontratat ose sasitë janë konkururese për tregun tonë”, ka thënë Rukiqi.
Rukiqi përmendi një sërë rastesh të kompanive kosovare të cilave Serbia u kishte vendosur barriera në lidhje me tregtimin e mallrave. E për këto barriera, Rukiqi tha se rrallë herë ka reaguar CEFTA.
“Në shumicën prej tyre nuk ka dhënë përgjigje CEFTA e as Komisioni Evropian e as Serbia. Domethënë janë një varg që kam vendosur t’i prezantoj e mos të flasim për rastet e fundit edhe pas masës, por edhe para se të fillonte masa kur produkte nga Kosova, të cilat e kanë një treg solid në Serbi, sado pak që janë, ka raste kur i kanë larguar edhe nga raftet”, ka deklaruar Rukiqi.
Lidhur me raportin e tremujorit të tretë të vitit 2018, Rukiqi tha se disa nga barrierat në të bërit biznes janë ekonomia joformale e konkurrenca joreale.
Ai tha se ky publikim mëton të ofrojë informacion të besueshëm.
“Sa i përket këtij tre mujori janë intervistuar 447 kompani nga tregtia, prodhimi, ndërtimtaria dhe shërbimet. Në përgjithësi 46 përqind e kompanive e vlerësojnë gjendjen si të kënaqshme, është një rënie në raport me tremujorin e dytë, mirëpo prapë se prapë mbetet një pjesë dërrmuese e bizneseve që e vlerësojnë gjendjen e kënaqshme”, ka thënë Rukiqi.
E lidhur me panairin e Agrobiznesit që do të fillojë këtë të hënë, Rukiqi ka njoftuar se do të marrin pjesë 40 kompani, prej tyre 38 nga Kosova, një nga Shqipëria dhe një nga Italia.
Rukiqi ka thënë se kanë dashur ta lënë pikërisht në javën e CEFTA-s që t’u tregojnë atyre se bizneset kosovare kanë potencial për prodhim.
Po ashtu, Rukiqi ka njoftuar se një vlerësim për efektet e taksës 100% do ta japin përmes raportit të tremujorit të katërt, për të cilin tha se do të publikohet kah fundi i janarit të vitit 2019./kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Ujë Mokne përfaqëson Kosovën në Forumin Ekonomik Botëror në Davos
Dekada e artë e Bitcoin, nëse 10 vite më parë keni investuar 100 dollarë në kriptovaluta – sot do t’i fitonit dhjetëra miliona dollarë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova