LAJMI I FUNDIT:

Ruskovska nuk lejon tërheqjen e dëshmive të Adbulfetah Alimit

Ruskovska nuk lejon tërheqjen e dëshmive të Adbulfetah Alimit

Gjykimi për ngjarjet e 27 prillit sot ka vazhduar me prezantimin e dëshmive të të akuzuarit Abdulfetah Alimi, i punësuar si sigurim në Kuvend.

Avokati i Alimit, Donço Nakov në fillim të seancës tha se i tërheq dëshmit për të akuzuarin, pasi siç tha, pamjet që posedojnë kryesisht përputhen me ato të Prokurorisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për këtë propozim reagoi prokurorja publike Villma Ruskovska, e cila nuk u pajtua me tërheqjen e dëshmive, duke thënë se ka momente të rëndësishme nga pamjet para qendrës për konferenca në Kuvend.


“Nuk pajtohem me tërheqjen e inçizimeve për Alimin, sidomos për videon para qendrës për shtyp. Këto inçizime duhet të lëshohen”, tha Ruskovska.

Në video i pa se si para derës së sallës qëndrojnë disa persona, mes të cilëve edhe i akuzuari Abdulfeta Alimi, i cili së bashku me përfaqësuesit tjerë të sigurimit të Kuvendit, kanë tentuar ta qetësojnë situatën.

Në seancën e sotme për të dëshmuar janë thirrur edhe Sanja Ugrinovska, Zharko Denkovski, Svetllana Naumovska, si dhe Vjollca Bajrami nga kabineti i kryetarit Talat Xhaferi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Tentim vrasje në Prishtinë, policia në kërkim të personit të dyshuar

Tentim vrasje në Prishtinë, policia në kërkim të personit të dyshuar

Kronika e Zezë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Lajme
Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë

Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë

Politikë
Kalo në kategori