Sipas një raporti të fundit nga Holanda, OPPO po përgatit një telefon të palosshëm për fundin e shkurtit të vitit të ardhshëm. Meqë MWC 2019 ndodhë në atë kohë, tashmë mund të përgatitemi për një ngjarje të veçantë që do të zhvillohet në konferencën e Barcelonës.
Informacioni i publikuar nga faqja holandeze thuhet se vjen nga Chuck Wang, një menaxher i produkteve në OPPO.
Asnjë detaj tjetër nuk u bë publik, kështu që nuk dihet saktësisht se kur do të ndodhë lansimi, cila është faza e zhvillimit apo çfarë specifikash sjell me vete telefoni. Në këtë mënyrë OPPO do të bashkohet me listën gjithnjë në rritje të prodhuesve që po ofrojnë një produkt të tillë.
Samsung dhe Huawei tashmë kanë bërë publike qëllimet e tyre për telefon të palosshëm dhe meqenëse ky është një trend, pritet që shumë kompani të tjera të bashkohen.
Përveç kësaj, Wang gjithashtu zbuloi se OPPO është duke punuar në një telefon 5G. Do të jetë në dispozicion në Evropë në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm. Ky është një evolucion i natyrshëm, pasi trendi tjetër përveç telefonit të palosshëm është 5G. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëForcat Ajrore të Ukrainës përdorin iPad për të lëshuar raketat perëndimore
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë
Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë
Në korrik, Samsung prezanton Galaxy Z Flip6 - Fold6 dhe Galaxy Ring
Data e lëshimit të GTA 6 mund të shtyhet deri në vitin 2026?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur