Klubi i Prodhueseve të Kosovës dhe Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë në kuadër të “Forumit Ekonomik të Prodhuesve Kombëtar Shqiptarë” shprehin zhgënjimin e tyre për mos përfshirje në takimin mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, në qytetin e Pejës.
Klubi i Prodhuesve dhe Bashkimi i Prodhuesve ditë më parë kanë shprehur kërkesat e tyre dhe kanë adresuar ato tek të dy qeveritë, duke kërkuar që këto të merren parasysh gjatë kësaj mbledhje të sotshme. Përveç fjalëve të mira dhe premtimeve të zakonshme, nuk ka asnjë lëvizje për largimin e barrierave.
Prodhuesit kanë kërkuar eliminimin e barrierave tregtare dhe unifikimin e tregut kombëtar shqiptar. Kërkesat të cilat janë adresuar kanë të bëjnë me problematikat që prodhuesit hasin gjatë tregtisë së tyre, e të cilat kanë të bëjnë me procedura tarifore dhe jo-tarifore.
Këto janë dhe kërkesat specifike:
– Heqja e pagesës për skanerin në Republikën e Shqipërisë për të gjithë qarkullimin tregtar import-eksport, Shqipëri-Kosovë (kërkesa i drejtohet Qeverisë së Shqipërisë)
– Heqja e pagesës për terminalet doganore në Republikën e Kosovës për të gjithë qarkullimin tregtar import-eksport, Shqipëri-Kosovë dhe Kosovë-Shqipëri (kërkesa i drejtohet Qeverisë së Kosovës)
– Njohja e certifikimeve dhe analizave fito sanitare të të gjithë produkteve që i nënshtrohen këtyre analizave dhe certifikatave (kërkesa i drejtohet të dy qeverive)
– Njohja reciproke e regjistrimit te produkteve farmaceutike (autorizimi për tregtim) nga agjencitë relevante, për prodhuesit e Kosovës dhe Shqipërisë në të dyja tregjet (kërkesa i drejtohet të dy qeverive)
– Përshpejtimi i procedurave doganore, në trajtimin e praktikave të qarkullimit tregtar dhe ekonomik ndërmjet dy shteteve (kërkesa i drejtohet të dy qeverive)
– Të hiqet tërësisht për prodhuesit e dy vendeve taksa prej 26 euro vajtje/ardhje për Kamionët, pasi e njëjta paraqet pengesë në zhvillimin dhe bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve (kërkesa i drejtohet Qeverisë shqiptare)
– Heqja e të gjitha barrierave duke përfshirë edhe akcizën (kërkesa i drejtohet dy qeverive)
– Krijimi i Bankës Zhvillimore të Përbashkët Shqipëri-Kosovë (kërkesa i drejtohet dy qeverive)
– Të bëhen pjesë e mbledhjeve të qeverive të përbashkëta përfaqësues të “Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë” dhe përfaqësues të “Klubit të Prodhuesve të Kosovës (kërkesa i drejtohet të dy qeverive).
Klubi i Prodhuesve të Kosovës dhe Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë në kuadër të Forumit Ekonomik të Prodhuesve Kombëtar Shqiptarë nuk do të ndalin me kërkesat e tyre, deri në momentin e përmbushjes së këtyre nga Qeveria e Kosovës dhe e Shqipërisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTop 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s
Origjina e emrit 'Hotdog' dhe shija Halal
Dekada e artë e Bitcoin, nëse 10 vite më parë keni investuar 100 dollarë në kriptovaluta – sot do t’i fitonit dhjetëra miliona dollarë
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Monedhat më të rralla dhe me vlerë të Mbretëreshës Elizabeth II dhe sa do të vlejnë në 10 vjet
Rifillo udhëtimin tënd të shëndetit me zbritje ekskluzive në Nea Body Center
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama