LAJMI I FUNDIT:

Përfitimet e Kosovës nga taksa 100% për produktet e Serbisë

Përfitimet e Kosovës nga taksa 100% për produktet e Serbisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka nis të shpërfaq frikën dhe frustrimin e tij me taksën; ai po aludon se masa prej 100% që Kosova i vendosi produkteve serbe, ka si qellim rrëzimin e tij nga pushteti – duke paraparë një të ardhme të zymtë për Serbinë, me protesta nëpër rrugë… e tëra si rezultat i krizës që do ta kërcënojë vendin e që burimin do ta ketë në këtë masë.

Si duket ekspertët e tij të ekonomisë me të drejtë e kanë informuar për skenarin e mundshëm, se pamundësia e eksportit në Kosovë do t’i detyrojë kompanitë serbe të zvogëlojnë prodhimin. E, teoria në ekonomi thotë se nëse bie prodhimi, çmimi duhet të ngritet në mënyrë që këto kompani të mund të mbulojnë shpenzimet dhe të gjenerojnë një fitim normal. Pra, epilogu i kësaj mase është se pamundësia e tregtimit me Kosovën, për Serbinë, do të thotë ngritje të çmimeve të të njëjtave produkte edhe në dyqanet nëpër Serbi dhe, si rezultat, edhe pakënaqësitë sociale atje.

Ndërsa sa i përket Kosovës, referuar po nga kjo teori, del se: në një periudhë afatshkurtër, konsumatori do të zëvendësoj produktet serbe me ato të vendeve tjera, duke duruar një çmim relativisht më të lartë se ai që kishte deri më tash me produktet serbe (supozohet se çmimi i produktit zëvendësues do të jetë më i lartë, meqë po mos të ishte ashtu ai do ta zgjidhte produktin e vendit joserb të parin). Sidoqoftë, në një periudhë më afatgjatë, prodhuesit kosovarë do të rrisin prodhimin që t’i bëjnë ballë kërkesës së shtuar për produkte e tyre në tregun kosovar. Si rezultat, në Kosovë pritet të ndodhë e kundërta e asaj çfarë pritet të ndodhë në Serbi: prodhuesi kosovar do të jetë në gjendje të gjenerojë një fitim normal edhe duke pranuar një çmim më të ulët se ai që aktualisht ofron në treg. Pra, çmimet e produkteve në shportën e konsumatorit kosovar pritet të bien prapë në një të ardhme të afërt. Se sa do të jetë kjo rënie e çmimeve në të ardhmen, e që supozohet të mund të jetë edhe më e ulët se çmimet e importeve nga Serbia (shkak kostoja e transportit), varet edhe nga faktorë tjerë specifikë për industri të caktuara, siç mund të jenë ekonomizimet e shkallës, rritja e produktivitetit të punëtorëve në prodhim, avancimet në teknologji etj.


Mbi të gjitha, një fitim më i madh për prodhuesit kosovarë do të rezultojë në investime më të mëdha në sigurinë dhe kualitetin e produkteve kosovare, duke e adresuar kështu edhe një ndër shqetësimet e vëra në pah, së fundmi, nga konsumatori i Kosovës për prodhimet tona.

Pra, siç po e shohim, një treg i humbur një herë, lehtësisht humbet përgjithmonë. Ndaj, jo edhe pa të drejtë Vuçiqi ka nis të shqetësohet!

(Autori është menaxher në Shërbimin e Këshillave Financiare pranë Deloitte Kosova Llc.)

Në trend

Më shumë
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund

Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol  kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit

“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit

La Liga
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit

Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit

Magazina
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Amerika
“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur

“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur

Magazina
Kalo në kategori