LAJMI I FUNDIT:

Vdes kreu i inteligjencës ushtarake ruse, “orkestruesi” i helmimit të Skripal

Vdes kreu i inteligjencës ushtarake ruse, “orkestruesi” i helmimit të Skripal

Kreu i shërbimit informativ ushtarak rus GRU, gjenerali Igor Korobov ka ndërruar jetë në moshën 62-vjeçare, të mërkurën, pas një “sëmundjeje serioze dhe të gjatë në kohë”, njoftoi Ministria ruse e Mbrojtjes.

Korobov e mori detyrën në vitin 2016. Por, vetëm gjatë këtij viti, GRU-ja e drejtuar prej tij ka qenë në qendër të vëmendjes, pasi është lidhur me sulmin me agjent nervor në Britani ndaj ish-spiunit të dyfishtë rus, Sergei Skripal, dhe vajzës së tij Yulia.


Gjenerali Korobov, nga sa raportohet, përcjell javanews.al, është përballur me kritika të ashpra nga zyrtarët rusë për faktin se dështoi në atë operacion. Sulmi ndaj Skripalit, 66 vjeç, dhe vajzës 33-vjeçare të tij, më 4 mars në Salisbury, i detyroi ata të qëndronin për javë të tëra në trajtim intensiv spitalor.

Helmimi pretendohet të jetë kryer nga të dyshuarit Alexander Mishkin dhe Anatoly Chepiga, me të dy këta që janë identifikuar nga autoritetet britanike si pjesëtarë të GRU-së, dhe madje thuhet se “është e qartë” që ka ndodhur me aprovimin e shtetit rus. Moska zyrtare, gjithsesi mohon akuzat.

Gjenerali Korobov iu bashkua ushtrisë ruse në vitin 1973 dhe punoi me shërbimet informative nga viti 1985, duke marrë çmime dhe medalje të shumta, sipas asaj që shkruan agjencia shtetërore ruse e lajmeve, Tass.

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
Kalo në kategori