LAJMI I FUNDIT:

Robert Kubica kthehet në garat e Formula 1

Robert Kubica kthehet në garat e Formula 1
Robert Kubica (Foto: Charles Coates/Getty Images/Guliver)

Robert Kubica ia ka dalë mbanë dhe rikthehet në Botërorin e Formula 1.

Piloti polak është njëri prej zyrtarëve të skuadrës Williams, me të cilën do të garojë në kampionatin e vitit të ardhshëm.


Robert Kubica (Foto: Dan Istitene/Getty Images/Guliver)

Shtatë vite pas aksidentit të frikshëm që pësoi në “Rally e Andorrës, Kubica, dikur pilot i Renault, kishte vendosur si objektiv rikthimin në garat e Formula 1 dhe në fund ia doli.

Polaku do të jetë shok skuadre te Williams me George Russell, e tashmë mungon vetëm zyrtarizimi i këtij lajmi, që me siguri do të bëhet ditën e enjte në konferencën e zakonshme për shtyp, në prag të Çmimit të Madh të Abu Dhabit, që mbyll këtë sezon të Formulës 1.

Lajmet për Formula 1
Lexo po ashtu Lajmet për Formula 1

Robert Kubica, qe një vit ishte në rolin e pilotit të tretë dhe ka kryer një sërë testesh e xhirosh në pista, pikërisht me Williams.

Robert Kubica (Foto: Dan Istitene/Getty Images/Guliver)

Drejtuesit e kësaj skuderie me sa duket kanë mbetur të kënaqur, aq sa vendosën që ta bëjnë atë një prej pilotëve zyrtarë të saj.

Duket se polaku është në gjendje të mirë fizike, diçka për të cilën te Williams kishin jo pak dyshime, por në fund ato u fashitën dhe Kubica fitoi të drejtën për të garuar sërish në këtë kompeticion, duke lënë jashtë rusin Sirotkin.

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori