LAJMI I FUNDIT:

Në Mitrovicë largohen 90% e produkteve me mbishkrimin ‘Kosovo i Metohija’

Në Mitrovicë largohen 90% e produkteve me mbishkrimin ‘Kosovo i Metohija’

Drejtori i Inspekcionit, Hysni Ahmeti, së bashku me kryeinspektorin nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Lulzim Syla dhe këshilltarin e ministrit të kësaj ministrie, Sahit Svirca, kanë vizituan qendrën tregtare “Emona Center” në Mitrovicë, për të parë nga afër se a po vazhdon të zbatohet urdhëresa e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për largimin e produkteve me mbishkrimin “Kosovo i Metohija”.

Qëllimi i ardhjes së kryeinspektorit Syla, ishte që të ofroj mbështetje të plotë për Drejtorinë e Inspekcionit të cilët me përpikëri po i zbatojnë urdhëresat e ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, për mos lejimin e produkteve me etiketim “Kosovë/o dhe Metohi”, “Kosovë/o UNMIK” apo “Kos Rezoluta 1244”.


Drejtori i Inspekcionit, Hysni Ahmeti, njoftoi përfaqësuesit nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë se gjatë ditës së djeshme kanë hasur në disa produkte që mbajnë mbishkrime të tilla, por që tashmë 90 për qind e produkteve në markete i kanë larguar ato nga hapësirat e tyre.

“Drejtoria jonë në vazhdimësi është duke inspektuar të gjitha marketet për të evidentuar produktet të cilat mund të kenë mbishkrimin ‘Kosovo i Metohija’. Në këtë drejtim është bërë punë shumë e mirë pasi që edhe marketet nuk kanë hezituar ta mbështesin urdhëresën e ardhur nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë”, ka thënë Ahmeti. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Ekonomi
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori