LAJMI I FUNDIT:

Sheqerinska në Kabul: Meritë për anëtarësim në NATO kanë edhe misionet paqeruajtëse

Sheqerinska në Kabul: Meritë për anëtarësim në NATO kanë edhe misionet paqeruajtëse

Kur në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm Maqedonia defakto do të fillojë të funksionojë si vend-anëtare e NATO-s, meritën më të madhe do ta keni ju pjesëmarrësit në misionet paqeruajtëse të NATO-s, porositi sot zv.kryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska pjesëtarët e ARM-së, të cilët janë stacionuar në Komandën Qendrore në Kabul, në suaza të misionit të Aleancës “Mbështetje Vendimtare”.

Ministrja Sheqerinska në bazën e Komandës Qendrore të misionit në Kabul është pritur prej 27 pjesëtarëve, tre oficerë të shtabit dhe 24 pjesëtarë të Njësitit për mbrojtjen e forcave.


Që nga viti 2013 kontingjentin e Maqedonisë nuk e ka vizituar asnjë ministër i Mbrojtjes, ndërsa Sheqerinska në bisedë me pjesëtarët e ARM-së, të cilët shërbejnë në Komandën Qendrore theksoi se kjo vizitë ka për qëllim të dëshmohet se shteti shumë e vlerëson atë që ata e bëjnë dhe se është krenare kur për ata të dëgjohen lëvdata më të larta nga njerëzit e parë të kontingjenteve të ndryshme.

“Vini në mision, i cili është i rrezikshëm, i vështirë, i cili ndikon mbi ju edhe shëndetin psikik dhe fizik, por kjo ky është një satisfikacion për ju dhe shans që edhe më tej të zhvillohet karriera juaj në një mënyrë sa më të mirë”, i porositi Sheqerinska.

Ajo gjatë vizitës së Komandës Qendrore është takuar me gjeneralin Miler, ndërsa është paraparë takim ehe me përfaqësuesin e lartë civil të Aleancës për Afganistanin, Kornelius Zmerman.

Sheqerinska u prit nga 12 oficerë dhe një nënoficer prej të cilëve katër pjesëtarë të ARM-së në KOSA-GG, si dhe nëntë pjesëtarë të kontingjentit nga KOSA – Veri, të cilët nga Mazer-e-Sharif erdhën këtu për pritjen e ministres.

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori