LAJMI I FUNDIT:

Në Preshevë, inspektorët dhe policia mbyllin Shtëpinë e Kulturës, Rtv Presheva dhe Bibliotekën

Në Preshevë, inspektorët dhe policia mbyllin Shtëpinë e Kulturës, Rtv Presheva dhe Bibliotekën

Inspektoriati kundr zjarrit me asistencë të policisë ka mbyllur në Preshevë tri institucione themelues i të cilave është Kuvendi Komunal i Preshevës. Janë mbyllur  Shtëpia e Kulturës “Abdulla Krashnica”, Biblioteka “Mehmet Isufi” dhe Radiotelevizioni “Presheva”.

Një rast i tillë nuk mbahet mend të ketë ndodhur ndonjëherë në komunën e Preshevës.


Siç merr vesh rtvpresheva.com, inspektroriati kundër zjarrit nga Vranja i kishte dërguar shkresë drejtorisë së Shtëpisë së Kulturës që në afat të caktuar kohor të përpilojë projektin kundër zjarrit, të cilin projekt duhet ta ketë çdo institucion.

Mirëpo, sipas inspektorëve, drejtoria e Shtëpisë së Kulturës nuk e kishte përpiluar këtë projekt dhe si rrjedhojë pasoi vënia e bllombës të dyerve të Shtëpisë së Kulturës, por edhe dy institucioneve tjera të cilat funksionojnë në objektin e Shtëpisë së Kulturës, Rtv Presheva dhe Biblioteka.

Për Radiotelevizionin Presheva kjo është edhe një goditje e radhës pasi që ka gati një vit që nuk financohet nga Komuna e Preshevës, kurse tani i duhet pa fajin e saj të ballafaqohet edhe me këtë problematikë.

Dyert e Shtëpisë së Kulturës “Abdulla Krashnica” janë të mbyllura me bllombë, e se kur do të rihapen askush nuk di të përgjigjet.

Sot ishte paraparë të mbahet Festivali i fotografisë “Pre Foto”, i cili është një festival ndërkombëtar dhe mjaft i rëndësishëm për komunën e Preshevës. Mysafirë të shumtë nga Gjermania, Holanda, Britania e Madhe, Franca… kanë ardhur në Preshevë për pjesëmarrje në festival, por duke qenë të mbyllura dyert e Shtëpisë së Kulturës nuk dihet se ku do të mbahet apo do të anulohet ky festival.

Në trend Lajme

Më shumë
BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës

BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës

Lajme
Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime

Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime

Kronika e Zezë
FSK në trajnim në Belize me ushtrinë britanike, Maqedonci publikon fotografi

FSK në trajnim në Belize me ushtrinë britanike, Maqedonci publikon fotografi

Lajme
Pas tre fëmijëve, gjendet edhe trupi i pajetë i Alma Arrazit në ujërat e Bunës

Pas tre fëmijëve, gjendet edhe trupi i pajetë i Alma Arrazit në ujërat e Bunës

Lajme
Kalo në kategori