LAJMI I FUNDIT:

Teatri Kombëtar bën thirrje për aplikim për skenën e vogël

Teatri Kombëtar bën thirrje për aplikim për skenën e vogël

Përmes një komunikate për media, Teatri Kombëtar i Kosovës fton artistët e lirë, dramaturgët, regjisorët dhe aktorët që të aplikojnë me idetë e tyre në programin “Skena e Vogël e Vogël”.

Aplikimi duhet të bëhet në datat 15 nëntor – 5 dhjetor 2018. Kushtet e kërkuara janë:


– Idetë duhet të prezantohen në formën e një koncepti deri në më së shumti katër faqe dhe duhet të përmbajnë informata për dramën/tekstin, autorët, ekipin e shfaqjes, konceptin artistik, buxhetin dhe CV e udhëheqësit të projektit.

– Teatri Kombëtar i Kosovës do të përzgjedhë deri në tre (3) koncepte për vitin 2019, për t’u realizuar si shfaqje në skenën e vogël të këtij institucioni.

– Shfaqjet e realizuara në kuadër të këtij programi do të jenë pjesë e repertorit të rregullt të këtij institucioni.

– Teatri Kombëtar mund të ndajë deri në 20.000 (njëzetmijë) Euro për një projekt (për të gjitha shpenzimet që mund të dalin nga ai projekt). Planifikimi financiar finalizohet në bashkëpunim me menaxhmentin TKK.

– Konceptet duhet të dërgohen nëpërmes postës elektronike në këtë adresë: agon.myftari@rks-gov.net, me subjektin Koncept për Programin “Skena e Vogël e Vogël 2019”.

– Afati i fundit për aplikim është data 5 Dhjetor 2018.

– Teatri Kombëtar i Kosovës do t’i informoj vetëm aplikantët e koncepteve të përzgjedhura për negociata të mëtutjeshme.

– Teatri Kombëtar i Kosovës në marrëveshje me udhëheqësit e koncepteve të përzgjedhura do t’i definojnë çështjet tjera organizative dhe administrative. /Telegrafi/

Në trend Kultura

Më shumë
Princi i zi i politikës: 50 thënie të Makiavelit

Princi i zi i politikës: 50 thënie të Makiavelit

Fjala+
Jeta dhe vepra e patriotit Iljaz Agushi: E tradhtoi Bujar Hoxha, e vrau Ymer Pula

Jeta dhe vepra e patriotit Iljaz Agushi: E tradhtoi Bujar Hoxha, e vrau Ymer Pula

Kulture
GJUHA SHQYPE

GJUHA SHQYPE

Poezi
Jeta në komunizmin shqiptar

Jeta në komunizmin shqiptar

Kulture
Historia e Skënderbeut, në 60 piktura

Historia e Skënderbeut, në 60 piktura

Kulture
Shqipja në rrezik: Fjalori i ka 46 mijë fjalë, 500 mijë të tjera janë futur pa u studiuar

Shqipja në rrezik: Fjalori i ka 46 mijë fjalë, 500 mijë të tjera janë futur pa u studiuar

Kulture
Kalo në kategori