LAJMI I FUNDIT:

“Tani duhet zgjuar që pa gdhirë”: Protesta masive në Marok, kundër orës verore

“Tani duhet zgjuar që pa gdhirë”: Protesta masive në Marok, kundër orës verore

Në Marok e mendojnë ndryshe nga disa vende të tjera ndërrimin e orës. Me mijëra nxënës protestuan për të tretën ditë rresht, kundër vendimit të qeverisë për të mbajtur orën verore edhe në këtë kohë të vitit.

Atyre u duhet të ngrihen tani që pa gdhirë për të shkuar në shkollë.


Kjo ka bërë që vendimi i ekzekutivit, i cilësuar si “i turpshëm” dhe një “farsë”, të nxisë demonstrata në disa qytete të ndryshme të vendit.

Ankesa nuk mbërrijnë vetëm nga nxënësit.

“Këtë javë, nxënës, mësues, punonjës të disa industrive, të gjithë po protestojnë ndaj lëvizjes së qeverisë. Njerëzit që drejtojnë vendin duhet t’ua vënë veshin kërkesave të popullit”, tha Hicham Chouladi, anëtar i shoqatës islamike “Adl Wal-Ihsane”.

Qeveria marokene vendosi më 26 tetor të braktiste planet për kthimin e orës dimërore, me arsyetimin se kjo do të ndihmonte të shpëtohej “një orë dritë naturale”.

Një hap i tillë, sipas saj redukton edhe konsumin e energjisë elektrike, përcjell tch.

Vendimi i minutës së fundit befasoi shumëkënd e shkaktoi sa indinjatë, aq edhe konfuzion, duke qenë se pajisjet elektronike të shumë marokenëve u kthyen automatikisht në orën dimërore.

Një zëdhënës i Ministrisë së Arsimit tha për çdo rast se shkollat ishin autorizuar të rregullonin oraret e tyre “sipas nevojave të çdo rajoni”.

Në trend Fun

Më shumë
Një grua regjistroi aksidentalisht hapat e parë të djalit të saj, skena është e adhurueshme

Një grua regjistroi aksidentalisht hapat e parë të djalit të saj, skena është e adhurueshme

Fun
I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

Fun
Zebra iki nga kamioni, shkakton kaos në rrugët e Uashingtonit

Zebra iki nga kamioni, shkakton kaos në rrugët e Uashingtonit

Fun
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Pronari i bëri banjë bulldogut, shikoni reagimin gazmor të qenit

Pronari i bëri banjë bulldogut, shikoni reagimin gazmor të qenit

Fun
Rekord i ri botëror: Amerikani gjuan dhe kap shpatën me zjarr 73 herë në 30 sekonda

Rekord i ri botëror: Amerikani gjuan dhe kap shpatën me zjarr 73 herë në 30 sekonda

Interesante
Kalo në kategori