Felix Steiner
Im atë më rrëfente shpesh se si e kishte përjetuar 10 nëntorin e vitit 1938. Sepse në qytetin e vogël në jugperëndim të Gjermanisë, në të cilin jam rritur unë, pogromi kundër hebrenjve nuk filloi në mbrëmjen e 9 nëntorit, por në pasditen e të nesërmes. Im atë në atë kohë shkonte të klasë të parë të shkollës fillore dhe, kur mbaroi mësimi, fëmijët morën porosi nga mësuesi që të mos kalonin nga sinagoga dhe nga shtëpitë e hebrenjve, sepse aty mund të ishte rrezik.
Natyrisht, babai dhe shokët e tij, si gjashtëvjeçarë që ishin, e kuptuan këtë këshillë të mësuesit pikërisht si kërkesë të drejtpërdrejtë për të parë se çfarë mund të ishte aq e rrezikshme në mes të ditës në qytetin e fjetur provincial. Panë sinagogën në zjarrin që nuk u shuajt nga zjarrfikësit, qelqe vitrinash të thyera dhe lokale të shkretuara dyqanesh që kishin pronarë hebrenj. Dhe panë me sytë e tyre se si nga banesa e një familjeje hebrenjsh fluturuan nga dritarja e katit të dytë të gjitha mobiliet dhe orenditë shtëpiake.
Ajo që ndodhi në atë kohë në qytetin e vogël me 30 hebrenj tani është dokumentuar dhe mund të lexohet. Por një gjë doja ta pyesja babanë tim, sikur ai të jetonte sot: Ç’thanë gjyshërit e mi kur i biri u tregoi se ç’kishte ndodhur në mes të ditës e në mes të qytetit. Ishin përpjekur ata t’i shpjegonin atij të pashpjegueshmen. Çfarë thanë ata kur dëgjuan se as 300 metra larg shtëpisë tonë kishin hyrë në banesë me gra dhe fëmijë dhe i kishin bërë copë-copë të gjitha mobiliet. Meshkujt ishin arrestuar që në orët e para të mëngjesit të 10 nëntorit dhe ishin dërguar me një tren special për në Kampin e Përqendrimit të Dachaut.
Për të qenë i sinqertë, nuk dua ta di. Nuk ka nevojë të pyes, sepse e marr me mend se cila mund të jetë përgjigja. Jo – gjyshërit e mi nuk ishin nazistë fanatikë, kjo është e sigurt. Por ata bënë sikur nuk panë dhe heshtën, si miliona gjermanë të tjerë. Prindërit e katër fëmijëve të vegjël nuk janë të përshtatshëm për heronj ose martirë. Ata e dini se kishte një kamp përqendrimi në Dachau dhe se çfarë ndodhte aty. E dinin sepse në vitin 1933 u arrestuan dhe u mbajtën aty në burg për disa javë kryebashkiaku dhe disa këshilltarë socialdemokratë të qytetit. Por këta ishin hebrenj – ç’punë kishim ne, katolikët, me ta? Për ta të rrezikoje?
Përjashtimi sistematik i hebrenjve dhe mohimi i të drejtave të tyre nuk filloi në nëntor të vitit 1938. Vetëm disa javë pasi Hitleri mori pushtetin në dorë, në vitrinat e dyqaneve të hebrenjve u shkruajt “Mos blini te çifutët”, zyrtarët hebrenj u pushuan nga puna, mjekëve, avokatëve dhe gazetarëve iu hoq e drejta e ushtrimit të profesionit. Pastaj erdhën në fuqi ligjet racore të Nurembergut, shpronësimet dhe shumë më tepër. Megjithatë, 9 dhe 10 nëntori i vitit 1938 – ishte kalimi i hapur drejt terrorit para syve të të gjithë popullit. Dhe familja ime e pa dhe heshti. Kjo më shqetëson dhe më turpëron. Edhe tani, pas 80 vjetësh.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKëshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A