LAJMI I FUNDIT:

Ali Ahmeti: Iniciativa për falje buroi nga Zaevi, do të kërkojmë president konsensual

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, mbrëmë në një emision në Klan Macedonia ka folur për gjendjen politike në vend, ndryshimet kushtetuese, si dhe rikonstruimin që pritet të ndodh në qeveri.

Ai tha se zgjidhja e çështjes së emrit me Greqinë do të rrit mirëqenien e qytetarëve, si dhe do të sjell stabilitet dhe paqe në rajon, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Ne mbyllim një kapitull me Greqinë, por hapim shumë kapituj terë të rëndësishëm për vendin dhe rajonin. Rajoni duhet të shkojë drejt stabilitetit të qëndrueshëm dhe paqe gjithandej. Nuk mund të ketë një Evropë stabile pa një Maqedoni, apo Shqipëri ose Kosovë e Serbi të destabilizuar. Moszgjidhja e problemeve që ka vendi krijon dhe pasoja të mos përparimit në drejtim të ekonomisë, të investimeve, krijohet frika për kapitalin dhe mjetet e qytetarëve”, tha Ahmeti.


Sa i përket formimit të Komisionit për Pajtim, ai tha se kjo iniciativë ka ardhur nga kryeministri Zoran Zaev.

“Kjo iniciativë u prezantua nga kryeministri në Parlamentin e Maqedonisë, u përkrah nga shumica parlamentare dhe, mendoj që është një zgjidhje që të ulen palët të bisedojnë dhe të ndëshkohen fajtorët”, ka thënë Ahmeti.

Ndërsa i pyetur për rikonstruimin e kabinetit qeveritar, ai tha se deri tani nuk ka asgjë lidhur me këtë temë.

“Deri tash nuk ka asgjë, nuk është biseduar. Kjo çështje mund të diskutohet mes partnerëve të koalicionit. Kjo çështje do të jetë pjesë e një analize për të cilën ne si parti e bëjmë se çka është realizuar e çka jo”, deklaroi Ali Ahmeti.

Kurse për zgjedhjet e ardhshme presidenciale, ai tha se BDI do të kërkojë president konsensual./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet

Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet

Lajme

"Burgim i përjetshëm", avokati Syla: Në aktakuzë Naim Murseli konsiderohet si bashkautor, jo porositës

Lajme
Feride Rushiti nominohet për Çmimin Nobel për Paqe 2025

Feride Rushiti nominohet për Çmimin Nobel për Paqe 2025

Lajme
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme
“Sonte ke rastin, nëse s’më beson…”, zbulohen mesazhet mes autorit të kamufluar si vajzë dhe viktimës Ramzan Mataj

“Sonte ke rastin, nëse s’më beson…”, zbulohen mesazhet mes autorit të kamufluar si vajzë dhe viktimës Ramzan Mataj

Lajme
Shtrenjtohet sigurimi për veturat: Cila kategori do të paguajë çmim më të lartë?

Shtrenjtohet sigurimi për veturat: Cila kategori do të paguajë çmim më të lartë?

Lajme
Kalo në kategori