LDK-ja do të këmbëngulë që shumë shpejt të hidhet në votim Propozim-rezoluta për angazhimet e presidentit Hashim Thaçi për territorin.
Kështu tha deputeti i kësaj partie, Armend Zemaj, pasi gjatë seancës së sotme Kuvendi nuk ka proceduar me pikën e parë të rendit të ditës- që ishte votimi i propozim-rezolutës lidhur me angazhimet e Presidentit për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun me Serbinë, pasi kjo ishte tërhequr në mbledhjen e Kryesisë me kërkesë të LDK-së.
Zemaj tha se mos-procedimi i sotëm i rezolutës, nuk nënkupton se ajo është tërhequr.
“Rezoluta nuk është tërhequr. Rezoluta është larguar vetëm nga rendi i ditës dhe shumë shpejt, me një konkludim të përbashkët, mbi të gjitha të sponsorizuesve dhe të deputetëve nënshkrues, por edhe një dakordimi ditor, kur të gjithë deputetët e Kuvendit të Republikës të Kosovës të jenë të pranishëm gjatë kësaj faze javore, rezoluta të vijë në votim. Mbi të gjitha prapë po insistojmë për konsensus, i cili është i domosdoshëm, por duke ruajtur edhe arsyeshmërinë”, tha ai.
Ai ka shtuar se nëse është e nevojshme, kjo rezolutë do të kthehet në rendin e ditës përmes nënshkrimeve të deputetëve, raporton KP.
“Ne besojmë, do të insistojmë shumë shpejt që edhe sipas procedurave që i ka Kuvendi i Kosovës, por nëse është e nevojshme, do të insistojmë edhe përmes nënshkrimeve të deputetëve, që kjo të vihet pikë, mbi të gjitha po synojmë, e përbashkët, dhe për hir të interesit të përgjithshëm të Republikës të Kosovës”, u shpreh ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëOsmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?
Kuvendi i Kosovës pezullon punën një ditë para hapjes së fushatës zgjedhore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025