Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Anton Berisha, duke komentuar vizitën e kancelarit austriak Sebastian Kurz, ka përkujtuar marrëdhëniet tradicionale mes Kosovës dhe Austrisë dhe rolin e këtij shteti si kryesuese e Këshilli të Bashkimit Evropian në shtyrjen e proceseve integrues të Kosovës.
Berisha, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “vizita e kryeministrit austriak është një mundësi e shkëlqyeshme për të vlerësuar Austrinë për mbështetjen e Kosovës në të gjitha fazat e historisë sonë, në të gjitha instancat ndërkombëtare deri më tani”.
“Në këtë linjë, ne do të donim me dashamirësi, të lusim Austrinë të vazhdon përkrahjen konstruktive për Interpolin, pasi kjo është me rëndësi vitale jo vetëm për Kosovën, por edhe për Rajonin dhe për Serbinë fqinjë”, ka shkruar Berisha.
Postimi i plotë i Berishës:
“AUSTRISË DHE KOSOVËS I DUHET NJË ILAÇ PËR PROCESIN E NDËRPRERË
– Vizita e kryeministrit austriak, z. Kurtz, në Kosovë
Është e qartë se ne nuk po jetojmë fundin e historisë, siç interpretohej dikur nga qarqet akademike.
Përkundrazi, është duke u dëshmuar fillimi i një epoke të re. Dilema e sotme është: a jemi duke dëshmuar kthimin e historisë?! – një tranzicion i butë në një ekuilibër të ri ose do të hasim në fërkime, përmes fenomenit “Thucydides Trap”, për të përshkruar tensionet midis rënies dhe rritjes së potencialeve. Pranimi universal i demokracisë liberale që gëzonte deri në ditët e sotme pranueshmërinë e një sistemi të organizimit politik, tani është duke u sfiduar nga kapacitetet ekonomike të shteteve me sisteme alternative dhe ndikimin që ato ushtrojnë në botën në zhvillim.
Evropa si gjeografi dhe një sistem vlerash po ballafaqohet me synimet hibride gjeoekonomike dhe gjeostrategjike. Ngritja e civilizimit të vjetër, përpjekja për kthimin e interesave historike dhe ideologjike në rajonin tonë nuk është një problem që duhet fiksuar. Është një kusht që do të duhet të menaxhohet gjatë një brezi.
Duke pasur parasysh pikëpamjet e lartpërmendura, ndërmjet Austrisë dhe Kosovës mund të kujtojmë historinë tonë të përbashkët, si një ilaç për procesin që është ndërprerë.
Duke thënë këtë, aludimi i natyrshëm është bashkëpunimi i ngushtë mes gjeneralit Piccolomini dhe arqipeshkvit Pjetër Bogdani në shekullin XVII,si dhe i dr. Ibrahim Rugovës me dr. Alois Mock, ish ministri i jashtëm austriak, në fund të shekullit të kaluar. Në fakt, një përkujdesje e Austrisë ndaj nesh ka ekzistuar përgjatë gjithë këtyre shekujve.
Ky lloj i bashkëpunimit të ngushtë sot është në përputhje me sigurinë dhe luftën kundër migracionit të paligjshëm, stabilitetit dhe riafrimit të rajonit tonë në procesin e integrimit në BE.
Për këtë proces integrues, do të duhej të kemi një qëndrim të qartë politik të përbashkët të vendeve të BE-së. Ngjarjet në vitet e fundit këndejpari kanë treguar se ajo nuk është e vetmja lojtare në qytet. Prandaj, deklaratat se pranimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor do të importojë problemet ekzistuese, është prirje e mbjelljës së frikës, dhe si të tilla janë të paekuilibruara.
Në vend të “Stilit Regata” të qasjes, që nënkupton anëtarësimin e shteteve të rajonit sipas vlerësimit individual në Bashkimin Europian, mendoj se ekziston një nevojë serioze për një vendim politik për një proces pranimi në bllok (Bosnja e Hercegovina, Serbia, Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia). Kjo është përgjigjja për të shmangur përfshirjen e anasjelltë gjeopolitike në zemër të Evropës.
Mendoj se është shumë me rëndësi që Austria si udhëheqëse e këshillit të BE-së, respektivisht kryeministri i saj z. Kurtz të shtyjë përpara Agjendën e Liberalizimit të Vizave për Kosovën. Ky është një projekt jetësor për Rajonin ku Austria ka një rol shumë të rëndësishëm për të luajtur. Konkretisht, kjo është thirrje për ta shtyrë Kosovën në kuadër të Agjendës së Coreper (Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm në Bashkimin Evropian në Bruksel) në mbledhjen e radhës.
Natyrisht, që vizita e kryeministrit austriak është një mundësi e shkëlqyeshme për të vlerësuar Austrinë për mbështetjen e Kosovës në të gjitha fazat e historisë sonë, në të gjitha instancat ndërkombëtare deri më tani. Në këtë linjë, ne do të donim me dashamirësi, të lusim Austrinë të vazhdon përkrahjen konstruktive për Interpolin, pasi kjo është me rëndësi vitale jo vetëm për Kosovën, por edhe për Rajonin dhe për Serbinë fqinjë.
Rruga është e gjatë dhe mundësitë poashtu janë të mëdha për një rajon që është pjesë përbërëse e Europës” (sic), ka shkruar Berisha. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Rama: Së shpejti, paketa e dytë mbështetëse për panelet diellore
Toshkovski: Numër i madh i pasaportave janë ndryshuar, letërnjoftimet do të vlejnë deri në afatin e tyre të skadimit
Misteri i ngjarjes në Astir, zbulohet identiteti i djalit që fshihej pas vajzës që telefonoi policinë
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?
Kuvendi i Kosovës pezullon punën një ditë para hapjes së fushatës zgjedhore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025