LAJMI I FUNDIT:

Mitropoliti Amfilohije: Kisha Ortodokse Serbe kundërshton korrigjimin e kufirit me Kosovën

Mitropoliti Amfilohije: Kisha Ortodokse Serbe kundërshton korrigjimin e kufirit me Kosovën

Mitropoliti i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi,  Amfilohije Radoviq, ka thënë se Kisha Ortodokse Serbe (SPC) është kundër idesë së korrigjimit të kufirit me Kosovën, “sepse kjo do të thoshte heqje dorë nga historia jonë, e këtë qëndrim e mbështet edhe shumica e popullit serb, akterët politikë dhe intelektualë”.

“Ne ende nuk e dimë se çfarë do të thotë ky demarkacion”, tha Amfilohije në një intervistë për agjencinë ruse TASS, transmetojnë mediat serbe.

Ai vuri në dukje se është e sigurt, që Kisha Serbe nuk mund të heqë dorë nga vendi i saj në Kosovë, ekzistencë së saj historike, por edhe ekzistencës historike të popullit serb atje, përcjell Telegrafi.


Mitropoliti Amfilohije theksoi se “dy të tretat e popullsisë së botës nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës”.

“Shpresojmë që të gjithë ata do të na ndihmojnë, dhe se me ne do të jenë ato vende evropiane, që nuk e kanë mbështetur pavarësinë e  Kosovës, pavarësisht presionit të Shteteve të Bashkuara. Shpresojmë që çështja e Kosovës do të kthehet në kuadrin e së drejtës ndërkombëtare, Rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe të gjitha rregullave ndërkombëtare mbi çështjet e kufijve”, tha ai.

Sipas tij, “populli serb, akterët më politikë dhe intelektualë mbështetën qëndrimin e Kishës Ortodokse Serbe për Kosovën dhe janë kundër idesë së korrigjimit të kufirit me shqiptarët”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Fondi sekret i Ushtrisë së Kosovës

Fondi sekret i Ushtrisë së Kosovës

Siguri
“Atëherë isha në stres, nuk isha vetvetja

“Atëherë isha në stres, nuk isha vetvetja" – dëshmitarja nuk i qëndron pranë deklaratës së dhënë në Prokurori për rastin e fajdesë

Drejtësi
“Pse po bohesh mangup”,”Çu dajë se të vrajtën”, Andi Pajaziti jep versionin e tij si kishte ndodhur vrasja në “Bon Vivant”

“Pse po bohesh mangup”,”Çu dajë se të vrajtën”, Andi Pajaziti jep versionin e tij si kishte ndodhur vrasja në “Bon Vivant”

Drejtësi
Financohej nga shqiptarët në Dubai, Europol godet rrjetin e kokainës nga Kolumbia, sekuestron 8 milionë euro

Financohej nga shqiptarët në Dubai, Europol godet rrjetin e kokainës nga Kolumbia, sekuestron 8 milionë euro

Lajme
Voziti në kahun e kundërt në autostradë, shoferit i ndalohet drejtimi i automjetit për një vit

Voziti në kahun e kundërt në autostradë, shoferit i ndalohet drejtimi i automjetit për një vit

Lajme
Kalo në kategori