LAJMI I FUNDIT:

Kosova meriton gjithë përkrahjen që mund të marrë në këtë kohë vendimtare

Kosova meriton gjithë përkrahjen që mund të marrë në këtë kohë vendimtare

Muhamet Hamiti

Editoriali juaj “Një plan ballkanik që meriton mbështetje të kujdesshme” (“A Balkans plan that merits cautious backing”, 31 tetor 2018) mbështet një si thuhet plan për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë – që e ka parashtruar presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe e ka pranuar homologu i tij kosovar Hashim Thaçi – që do të përfshinte këmbim territori ndërmjet të dyja vendeve dhe njohje të Kosovës së pavarur nga okupatori i saj i dikurshëm, Serbia.


Duket se ju pa dashje keni përqafuar idenë serbe për ndarje të Kosovës, të autorizuar nga Rusia, duke e përbuzur vullnetin e popullit që do të bëhej viktimë e ‘spastrimit paqësor etnik’; gjë cinike kjo. Kosovarët e të gjitha bindjeve politike, madje të përkatësive të ndryshme etnike, tash e disa muaj kanë ngritur zërin fuqishëm kundër këtij propozimi të pamatur. Presidenti Thaçi ka ndjekur këtë ide i vetëm karshi pakënaqësisë popullore dhe kundërshtimit të fuqishëm nga Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës.

Me ndërmjetësimin e Presidentit Martti Ahtisaari, që më vonë fitoi Çmimin Nobel për Paqe, Kosova ka bërë kompromise të dhimbshme gjatë procesit ndërkombëtar të udhëhequr nga OKB-ja për përcaktim të statusit të saj përfundimtar para se të bëhej shpallja e koordinuar e pavarësisë në shkurt të vitit 2008, që është legjitimuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë dhe është njohur deri më sot nga 115 vende anëtare të OKB-së.

Serbëve të Kosovës dhe komuniteteve të tjera pakicë u janë dhënë të drejta dhe privilegje të pakundshoqe – duke përfshirë mbipërfaqësim dhe të drejtë vetoje në fusha të caktuara në institucionet qendrore të shtetit – në përpjekje që t’u jepen të drejta të garantuara si dhe të sigurohet që plani të pranohej nga Serbia dhe Rusia, aleati i saj, e cila ishte pjesë e procesit të Vjenës/Ahtisarit, krahas BE-së dhe SHBA-ve.

Kosova i përmbahet marrëveshjes – Pakoja e Ahtisaarit është pjesë e pandashme e Kushtetutës së Republikës sonë. Mirëpo, ne u gjetëm përballë dy të këqijave – të zbatojmë marrëveshjen që vë kufizime të rënda mbi qeverinë e Kosovës teksa serbët, që përfitojnë, vazhdojnë ta kundërshtojnë me këmbëngulje atë.

Për më tepër, ata po kërkojnë kompromise të reja nga shumica dërmuese shqiptare e Kosovës që do ta cungonin vendin territorialisht dhe do të tëhollonin edhe më pavarësinë dhe sovranitetin e tij. Po të çohej në fund, ky plan do të krijonte një shtet jofunksional të Kosovës, nëse jo një shtet të vdekur që në lindje, çka natyrisht do Serbia.

Foreign Office (Ministria e Jashtme) e Britanisë së Madhe e ka thënë me të drejtë para disa muajsh, kur u bë publike kjo mëtesë absurde për këmbime territoresh për marrëveshje, se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të bëhet mbi bazën e njohjes së dyanshme të të dyja vendeve në kufijtë ekzistues.

Në ndërkohë, Kancelarja gjermane Angela Merkel me kurajo ka mbajtur qëndrimin kundërshtues ndaj ndryshimit të kufijve si ide e rrezikshme.

Ky është qëndrimi që duhet të mbajnë të gjitha palët që janë të përkushtuara për paqe dhe stabilitet në Ballkan.

Republika e Kosovës, populli i të cilës ka luftuar trimërisht për liri, demokraci dhe pavarësi përballë politikave gjenocidale që ka zbatuar gjatë viteve të nëntëdhjeta Sllobodan Millosheviqi, të cilin pasuesi i tij Presidenti Vuçiq e ka quajtur së voni “lider i madh me qëllime të mira”, ka nevojë për gjithë përkrahjen që mund të marrë – para së gjithash nga BE-ja dhe SHBA-të – në këtë kohë vendimtare në historinë e këtij shtetit të ri që e meriton statusin e plotë në sistemin ndërkombëtar.

(Ky shkrim është botuar sot, në gjuhën angleze, te gazeta “The Financial Times” (FT), me titullin: “Kosovo deserves all the support it can get at this critical time”, si  reagim ndaj editorialit të FT-së së para një jave, që i jepte “përkrahje të kujdesshme” planit për shkëmbim territoresh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për të cilin thuhet se po bisedojnë Presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi. FT-ja “pa dashje ka përqafuar idenë serbe për ndarje të Kosovës, të autorizuar nga Rusia, duke përbuzur vullnetin e popullit që do të bëhej viktimë e ‘spastrimit paqësor etnik’, cinik”, konstatohet në reagim, duke hedhur poshtë këtë ide dhe duke kundërshtuar kompromise të reja që do ta “cungonin shtetin” e Kosovës si territor dhe do të “tëhollonin pavarësinë dhe sovranitetin e vendit”, duke e bërë shtetin tonë jofunksional)

Në trend

Më shumë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

Lajme
Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Ndërkombëtare
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Liga e Kampionëve
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Kalo në kategori