LAJMI I FUNDIT:

Të paktën 78 nxënës të rrëmbyer në një shkollë në Kamerun

Të paktën 78 nxënës të rrëmbyer në një shkollë në Kamerun

Të paktën 78 studentë dhe tre të tjerë, duke përfshirë drejtorin e shkollës, u rrëmbyen të hënën në mëngjes në Bamenda, kryeqyteti i rajonit të Veri-Perëndimit të Kamerunit.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, guvernatori rajonal Adolphe Lele L’Afrique ka fajësuar militantët separatistë.


Rajonet e Veri-Perëndimit dhe Jugperëndimit të Kamerunit janë goditur nga një rebelim secesionist gjatë viteve të fundit.

Grupi në fjalë, të cilët kanë kërkuar pavarësinë e dy rajoneve të gjuhës angleze, kanë bërë thirrje për një bojkot shkollor.

Por asnjë grup nuk ka thënë se ka kryer rrëmbimin në shkollë, e cila ka nxënës të moshës ndërmjet 10 dhe 14 vjeç. /Telegrafi/