Një akt më fisnik dhe burrëror nuk ka mundur të bëhet ndryshe nga ai i sotmi me rastin e shtrirjes së dorës së pajtimit mes familjeve Hoti, Xani e Koca nga Polaci, dhe familjes Smajli nga Klina e Poshtme.
Kështu ka shkruar kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, duke shtuar se ishte i nderuar të jetë i pranishëm në aktin e përqafimit të burrave nga këto dy familje, pas 8 viteve në hasmëri, të cilat nga sot lanë pas vete të gjitha të këqijat dhe shfaqen bindje se si shqiptarë respektojnë tolerancën dhe traditën, e mbi të gjitha treguan se e duam paqen e mirëbesimin.
“Kontribut të jashtëzakonshëm dhe me vetë iniciativë në pajtimin e këtyre katër familjeve, kanë dhënë: Zejnallah Prokshi, Murat Tahiri, Shyqeri Musliu e Shekip Fazliu. Ky akt na kujton gjithashtu fillimin e pajtimit të gjaqeve nga i ndjeri Anton Çetta, 28 vite më parë. Ta kuptojmë e mos ta harrojmë faktin se liria dhe lumturia e një kombi nuk mund të jenë të plota pa qenë i lumtur vet individi. Ju familje të nderuara, qofshi faqebardhë”, ka shkruar Jashari në Facebook, përcjell Telegrafi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251