Vetëm pak ditë para fillimit të bombardimit të forcave të NATO-s mbi Serbinë (13 mars 1999), forcat kriminale serbe hodhën një granatë në tregun e gjelbër në qendër të qytetit të Mitrovicës të mbushur përplot me njerëz, me ç’rast patën gjetur vdekjen gjashtë shqiptarë, ndërsa ishin plagosur rëndë mbi 128 të tjerë.
Për qytetin e Mitrovicës dhe qytetarët e saj konsiderohet rasti më i dhimbshëm që kishte ndodhur deri atëherë.
Tani gati njëzet vjet më pas, shkrimet në disa mediume serbe gjoja kanë zbuluar autorët e kësaj ngjarje tragjike duke akuzuar vetë shqiptarët se kanë kryer një akt të tillë, ndërsa nuk kanë kursyer as emra politikanësh të lartë kosovarë.
Sipas këtyre shkrimeve të mediumeve serbe, këtë e kanë dëshmuar edhe shumë shqiptarë që ishin pjesë e kësaj masakre dhe që tani janë të gjallë.
Të mbijetuarit e kësaj masakre, duke folur për KosovaPress, kanë mohuar kategorikisht këto shkrime, duke vlerësuar se bëhet fjalë për skenarë çfarë dinë të përgatisin vetëm qarqet serbe.
Azem Beqiri nga Mitrovica, njëri nga ata që i shpëtoi vdekjes së kësaj tragjedie, ka potencuar se granatën e kanë hedhur serbët, derisa shkrimet e mediave serbe për kinse autorët shqiptarë i quajti propagandë.
“Jam edhe unë njëri nga të lënduarit e ngjarjes së tregut në Mitrovicë… Jam në dorë i plagosur në katër vende. Jam i plagosur edhe në shpinë, si pasojë e granatës të cilën e kanë hedhur serbët… Pasojat i vuaj sot e atë ditë. Jam invalid i luftës. Nuk e kam bërrylin e djathtë fare, këtë dorë nuk mundem me drejtu dhe as me krrylu më shumë… Kryeparlamentari i Kosovës [mediat serbe kanë spekuluar se Kadri Veseli mund të jetë autor i kësaj ngjarje], kjo është rrenë e kulluar. Nuk vjen në shprehje se këtë e kanë bërë shqiptarët tonë, këtë e kanë bërë veç forcat serbe…Këtë popull, këtë UÇK, Kadri Vesel dhe të tjera që po i përmendin mediat serbe, këto janë veç propagandë e Serbisë. Kadri Veseli nuk e hodhi bombën në Sarajevë, sepse e njëjta gjë ka ndodhur edhe atje…Ky është skenar i Serbisë”, ka thënë Beqiri.
Sabedin Uka, po ashtu njëri nga të mbijetuarit e masakrës, tha se granata atë ditë është hedhur nga ushtria serbe me skenar të ngjashëm si në Bosnjë.
Sipas tij, autorët janë të njëjtë dhe për këtë s’ka asnjë dyshim.
“Jam i plagosur në të dyja këmbët. Këmbën e majtë e kam të amputuar, në të djathtën e kam një plagë shumë të madhe. Pasojat i vuaj edhe sot, sepse kam vështirësi në ecje dhe në çdo gjë…Njeriu po qeshka edhe prej zorit, kjo s’ka logjikë. Granatën e ka hedhur ushtria serbe, e njëjta ushtri e cila e ka hedhur granatën edhe në Merkale të Sarajevës, aktorët janë të njëjtë…Skenari është i njëjtë, pikë dyshimi s’ka”, theksoi Uka.
Edhe Fazli Latifi nga fshati Dedi e Mitrovicës, ka bërë të ditur se masakra e Mitrovicës është e ngjashme me atë të Bosnjës dhe se autorë janë forcat serbe.
“Veç kam dëgjuar krismën dhe kam rënë përtokë. Kam parë gjak dhe këmba e djathtë më është shpuar anë e përtej nga plumbi. Nuk kam mundur të zgjohem vet, më kanë ndihmuar Halil dhe Lulëzim Sylejmani…Pasojat i vuaj edhe sot. Kam dhimbje sidomos kur ndryshon moti… Nuk besoj se kjo është kryer nga Kadri Veseli, kjo është bërë nga okupatori serb qysh ka bërë në të gjitha territoret e ish Jugosllavisë. I njëjti rast ka qenë edhe në tregun e Bosnës, Kadri Veseli në Bosnë s’ka qenë”, u shpreh Latifi. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Verma: Shpresojmë për një shkallë normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë që do të çonte te njohja e ndërsjellë
Kërcënoi Kurtin në emër të “Brigada Sever”, arrestohet një person në Zveçan
Snopçe: Ilire Dauti vazhdon të jetë kryetare e Komisionit për Punë Sociale
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e 27-vjeçarit të zhdukur më 24 dhjetor
Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025