LAJMI I FUNDIT:

USK: Po përcjellim me shqetësim zhvillimet e fundit në Universitetin e Prizrenit

USK: Po përcjellim me shqetësim zhvillimet e fundit në Universitetin e Prizrenit

Unioni i Studentëve të Kosovës (USK), përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se i ka përcjellur me shqetësim zhvillimet e fundit që po ndodhin në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren.

Ata në këtë njoftim kanë thënë se është për të ardhur keq nga gjendja e krijuar, dhe se ata janë shumë të shqetësuar me protestën e organizuar të enjten nga Parlamenti Studentor i atij Universiteti, duke shtuar se studentët e UPZ-së po kalojnë nëpër një situatë të vështirë dhe atë pa fajin e tyre.

“Cilat do qofshin arsyet, UPZ tash e sa ditë është pa Rektor dhe pasojat e kësaj situate i vuajnë më së shumti studentët. Lusim drejtuesit e MASHT-it që të ndërhyjnë sa më shpejtë në normalizimin e situatës së krijuar atje dhe fajtorët t’i vendosin para përgjegjësisë. Ne si përfaqësues të studentëve në nivel nacional do të jemi në vazhdimësi në mbrojtje të të drejtave të tyre dhe do t’i përkrahim kërkesat legjitime që ata i shfaqin. Në vend që të kujdesemi të gjithë që studentëve tu ofrohen kushte më të mira të studimeve, dhe të gjithë bashkërisht të ndihmojmë në ngritjen e cilësisë, ne sot duhet të përballemi me problematika të tilla, të cilat shihet qartë se në thelb e kanë ndikimin e politikës”, thuhet në këtë komunikatë. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Politikë
Fitness qendra

Fitness qendra "Oxygen" në Tetovë, investimi mahnitës që hap dyert nga data 10 janar

Lajme
Kalo në kategori