LAJMI I FUNDIT:

Sulmohet me molotov një agjenci turistike shqiptare në Athinë (Foto-Video)

Sulmohet me molotov një agjenci turistike shqiptare në Athinë (Foto-Video)

Një sulm me molotov është regjistruar gjatë mesnatës në një zyrë turistike shqiptare në qendër të Athinës. Sipas informacioneve nga mediat greke, dy persona hodhën koktej molotovi në hyrje të dyqanit, duke shkaktuar dëme të vogla materiale në hyrje dhe në tabelën e dyqanit. Zyrtarët e policisë gjetën në vendngjarje shishe dhe një çakmak.

Agjencia turistike shqiptare që u sulmua këtë mesnatë në Athinë, i përket kompanisë Rusi Tours.

Zyrat ndodhen në të njëjtën godinë, me stacionin e trenit që menaxhon linjën Athinë-Peloponez.


Ishte ora rreth 01:30, kur dy persona hodhën bomba molotov drejt hyrjes së agjencisë. Sipas dëshmitarëve okularë, ata nuk i kishin të maskuara fytyrat.

Nga shpërthimi u shkaktua një zjarr i vogël, që bëri gjithashtu dëme të vogla materiale në fasadën e zyrave.

Policia po shqyrton nëse incidenti mund të inkuadrohet në një reagim për ngjarjen e Bularatit.

Që nga dita e djeshme policia greke ka rritur masat e sigurisë rreth selive diplomatike dhe konsullore të Shqipërisë në Greqi, por edhe në vendet që njihen si pika takimi të komunitetit shqiptar në Athinë dhe qytete të tjera.

Pamjet kur ekstremisti grek në Bularat qëlloi mbi policinë e Gjirokastrës (Video)
Lexo po ashtu Pamjet kur ekstremisti grek në Bularat qëlloi mbi policinë e Gjirokastrës (Video)

Masa të shtuara sigurie janë marrë edhe në burgjet e vendit, me qëllim që të parandalohet ndonjë përleshje me motive etnike midis të burgosurve grekë dhe shqiptarë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Siguri
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës

Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës

Politikë
BE do t’i monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë

BE do t’i monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori