LAJMI I FUNDIT:

Evropa Qendrore dhe Lindore dhe Lufta e Ftohtë e re

Evropa Qendrore dhe Lindore dhe Lufta e Ftohtë e re

Boris Kalnoky

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të dalë nga marrëveshja e vitit 1987 me Moskën për tërheqjen e të gjitha raketave me rreze të mesme veprimi. Duket sikur vitet 1980 të shekullit të kaluar janë kthyer sërish: Le të kujtojmë vendimin e dyfishtë të NATO-s më 12 dhjetor 1979, që duke nisur nga viti 1983 mundësonte dislokimin e raketave amerikane Pershing dhe Cruise Missiles kundër raketave ruse të asaj kohe SS20. Një luftë e tretë botërore, kështu dukej, do të ishte ajo atomike dhe do të zhvillohej në Evropë. Përkatësisht i madh i shtensionimi, kur të dyja palët më 1987 nënshkruan marrëveshjen INF.

Në Gjermani dhe në Evropën Qendrore dhe Lindore ka kujtime krejt të ndryshme për atë kohë. Asokohe në Gjermani kishte një “lëvizje të fuqishme paqeje” me “Marshimet e Pashkëve” dhe demonstratat masive. Jo raketa amerikane me rreze të mesme veprimi! Në pjesën e pushtuar nga rusët të Evropës Lindore kjo festohej prej propagandës komuniste, por shumë njerëz në Poloni apo Hungari shkundin kokën në fshehtësi. Ato shpresonin nga Perëndimi çlirimin prej zgjedhës ruse dhe jo ankesat burracake.


Përse duhet marrëveshja, kur njëra palë nuk e respekton atë?

Tani duket se sërish po nis nga e para. Zëra paralajmërues ngrihen nga Gjermania për të mos e rrezikuar paqen. “Vendim shkatërrimtar”, thuhet në Ministrinë e Jashtme. E si atëherë edhe sot është Rusia ajo që provokon. Asokohe me SS20, sot me 9M729 “Novator”, një gjoja raketë me rreze të shkurtër veprimi, por që sipas njohurive amerikane arrin të ketë një rreze deri në 3400 km dhe që së fundi është dislokuar në enklaven ruse Kaliningrad. Kjo përbën shkelje të marërveshjes INF. Edhe NATO e sheh kështu. Përse atëherë një marrëveshje, kur atë nuk e respekton njëra palë?

Ashpërsia amerikane në vitet 80-të pati sukses: Marrëveshja INF ishte në fakt edhe rezultat i vendimit të dyfishtë të NATO-s. Edhe sot në Evropën Qendrore dhe Lindore ekziston bindja, se ashëprsia është e vetmja gjuhë, që kupton Rusia (por për fat të keq e vetmja gjuhë, që nuk e flet Gjermania e pasur dhe e butë). Polonia ka “mirëkuptim” për vendimin e Trumpit për INF-në.

Varshava armatoset kundër Rusisë, për këtë ajo shpenzoi më 2017 mbi dhjetë miliardë dollarë, do të tërheqë një divizion të SHBA-së të vendoset në mënyrë të përhershme në Poloni, dhe ka një ndër ushtritë më të fuqishme në Evropë. Polonia dhe Rumania – kështu ankohen në Moskë – kanë lejuar dislokimin e impianteve ambulante MK 41 amerikane për raketa. Këto impiante mund të përdoren edhe për nisjen e Cruise Missiles: Pra raketa me rreze të mesme veprimi, që i ndalon marrëveshja INF. E ky është një reagim ndaj dislokimit të sistemit të raketave ruse Iskander përreth Kaliningardit. Këto sisteme me sa duket mund të përdoren për nisjen e raketave të reja Novator.

Në pikun e kësaj luftë të ftohtë të re Evropa Qendrore dhe Lindore është e luhatur. Ndërsa Polonia dhe Rumania, po ashtu si edhe republikat baltike më shumë të rrezikuara, fokusohen pas një politike të forcës dhe fuqisë ushtarake, në Hungari, Çeki e Sllovaki janë më pragmatikë. Ato ndihen më pak të rrezikuara prej Rusisë në krahasim me evropianët veriorë të Lindjes. Me Putinin duan të bëjnë biznese.

Por që po fillojnë kohë të reja këtë e kuptojnë të gjithë. E drejta e më të fuqishmit po pushton sërish politikën dhe në kohë të tilla të duhet një ushtri e fortë. Kudo në Evropën Qendrore e Lindore për forcohen armatimet. Sipas sondazheve të Institutit Kërkimor për Paqen Sipri shpenzimet ushtarake në Evropën Qendrore dhe Lindore më 2017 janë rritur me 12 përqind – në Evropën Perëndimore (ku përfshihet edhe Gjermania) rritja ka qenë me rreth 1,7 përqind. Madje Hungaria, ushtria e së cilës është e dobët, do që në kuadër të programit “Zrinyi 2026” do të ketë “ushtri të fortë”. Nga Airbus – ´për t’i bërë qejfin Francës dhe Gjermanisë në debatin e vazhdueshëm për të ardhmen e BE-së, hungarezët kanë blerë dy transportues ushtarakë A319 dhe kanë porositur 20 helikopterrë sulmues të tipit H145. Forca e trupës do të rritet nga 30.000 në 37.000. Tanket e vjetëruara T 72 do të zëvendësohen me të reja – por ende nuk është e qartë se të cilit tip. Një industri vendase e armatimeve gjithashtu do të ndërtohet.

Gjatë vizitës së presidentit turk Rexhep Taip Erdogan të dyja palët ranë dakord për bashkëpunim intensiv në industrinë e armatimeve. Në këtë kontekst nuk bëhet fjalë vetëm për Rusinë. Në rastin më ekstrem janë të imagjinueshme edhe përplasjet mes Ukrainës dhe Hungarisë në Karpatet ukraianse, ku muajt e fundit është krijuar një krizë e mirëfilltë për minoritetin hungarez. Në Evropën Lindore po armatosen kundër rrezikut të konfrontimit ushtarak – por se kundër kujt, kjo ende nuk është e qartë.

Në trend

Më shumë
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi

Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi

Botë
Dardanët e nisin ndeshjen me gol, Kosovë 1-0 Lituani: Muharrem Jashari zhbllokon sfidën

Dardanët e nisin ndeshjen me gol, Kosovë 1-0 Lituani: Muharrem Jashari zhbllokon sfidën

Kurti: Unë nuk mund të imponoj asociacion të komunave në Republikë, u takon vet komunave ta bëjnë atë

Kurti: Unë nuk mund të imponoj asociacion të komunave në Republikë, u takon vet komunave ta bëjnë atë

Lajme
Flet daja i Fitore Pacollit pasi mori grant 100 mijë euro: Fitoren e kam mbesë, kam konkurruar tri herë

Flet daja i Fitore Pacollit pasi mori grant 100 mijë euro: Fitoren e kam mbesë, kam konkurruar tri herë

Lajme

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Senatori Blumenthal i shkruan Blinkenit: SHBA-ja t'i mbajë sytë kah Kosova sepse rrezikohet nga Serbia

Senatori Blumenthal i shkruan Blinkenit: SHBA-ja t'i mbajë sytë kah Kosova sepse rrezikohet nga Serbia

Lajme
Kalo në kategori