Fabio Volo
Absolutisht, gjëja më e mrekullueshme, më shumë se perëndimet, më shumë së fluturimi i një zogu, është një femër në rilindje. Kur ringrihet në këmbë pas katastrofës, pas rënies. Kur dikush mund të thotë: mbaroi. Jo nuk ka mbaruar kurrë për një femër. Një femër ringrihet gjithmonë, edhe kur nuk e beson, edhe kur nuk e dëshiron. Nuk flas vetëm për dhimbjet e pafund, për ato plagë të shkaktuara si nga mina anti-njeri që të shkakton vdekja apo sëmundja.
Flas për ty që kjo periudhë nuk mbaron kurrë, që po luan me ekzistencën në një punë të vështirë, që çdo mëngjes është një provim më keq se në shkollë. Ti gjykatëse e papërkulshme e vetvetes, që nga mënyra sesi shefi do të të vështrojë do të vendosësh nëse je në lartësinë e duhur apo se duhet të dënohesh. Dhe kështu ky provim nuk mbaron kurrë… Kudo që të kesh qenë ke qenë ngushtë: në lidhjen tënde, në punën tënde, në vetminë tënde. Dhe ishte krizë dhe ke qarë. Zot sa qani!
Në stomak keni një burim uji. Ke qarë ndërsa ecje në një rrugë të populluar, në stacionin e metrosë, në motor. Aq papritur. Nuk mund ta mbaje. Dhe atë natë që more makinën dhe i dhe për orë të tëra, me qëllim që ajri i errësirës të të thante faqet? Dhe pastaj ke gërmuar e ke folur, sa flisni vajza! Jeni fjalë e lot. Për të kuptuar, për të nxjerrë jashtë një rrënjë gjashtë metra të gjatë që t’i japë një kuptim dhimbjes tuaj: “Përse veproj kështu? Pse përsëris të njëjtën skemë? Mos ndoshta jam e çmendur?” I kanë bërë të gjitha këto pyetje. Atëherë i futesh me themel historisë tënde, me dy, a katër duar dhe dalin në dritë mijëra copa. Një mister i ndërlikuar. Ja këtu fillon gjithçka. Nuk e dije?
Nga ajo kurajo e madhe që duhet për të parë veten kështu, të përbërë nga mijëra pjesë, që do të rifillosh. Sepse një femër rifillon gjithsesi, ka brenda një instinkt që e tërheq përpara. Do të të duhet një strategji, duhet të shpikësh një mënyrë për një Ti të re. Sepse të ka qëlluar të rinjihesh përsëri, për t’iu prezantuar vetvetes. Nuk mund të jesh ajo e mëparshmja. Përpara gërmimit. Nuk të entuziazmon? Do të të tërheqë dalëngadalë.
Të dashurohesh përsëri me vetveten, ose për herë të parë është si një karburant. Niset ngadalë duhet të këmbëngulësh. Por kur ndizet ikën me revan. Të rindërtosh vetveten është një aventurë. Më e madhja. Nuk ka rëndësi nëse e nis nga shtëpia, nga ngjyra e perdeve apo nga prerja e flokëve. Ju kam adhuruar gjithmonë, femra në rilindje, për atë mënyrën e mrekullueshme me të cilën i ulërisni botës “Jam e re” me një fund me lule apo me një kaçurrel të freskët bjond… Më shumë se mëngjeset, më shumë se Dielli, një grua në rilindje është mrekullia më e madhe. Për atë që e takon dhe për vetveten. Është pranvera në nëntor, atëherë kur nuk e pret.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjesti bëhet pishman: Rizartë, t’kisha me të hjekë prej këtu, mos të të shoh më kurrë në krevet me mua

Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Gjesti pasi Rizarta ndan kufirin e shtratit: Nata është pa kontrollë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri