Lavinia Pitu
Kur aktorja e komedisë, Chris Reuter, vendosi të udhëtojë nga Berlini në Hungari për një trajtimit kompleks të dhëmbëve, ajo nuk e dinte se po vinte në lëvizje një makineri ekonomike. Të paktën për një shoqëri fluturimi, një hotel, pak restorante në Budapest qendra e “wellness”-it që ajo vizitoi, dentisti në klinikën hungareze, agjencia gjermane që organizoi udhëtimin…- të gjithë këta të lartpërmendur morën pjesën e tyre nga torta. Të mos harrojmë botuesin e një libri gatimesh të gullashit tipik hungarez që ajo e mori me vete si suvenir.
Turizmi mjekësor, i cili përbën pesë për qind të të gjithë zbritjeve në aeroportet ndërkombëtare dhe vendore në BE pritet që të shënojë rritje, sipas një studimi të Parlamentit Evropian. Veçanërisht nga viti 2014, pas një direktive evropiane për lejimin e trajtimit shëndetësor mes vendeve të BE. Shuma e përfituar nga ky turizëm mjekësor kap shifrën e 47miliardë eurove, 0,33 për qind e prodhimit të përgjithshëm bruto të vendeve të BE-së.
Për Chrisin vendimi nuk ishte i vështirë, megjithëse ajo nuk kishte qenë asnjëherë në Hungari – çmime të ulëta për një buzëqeshje të re, standarde të larta mjekësore, dentisti fliste rrjedhshëm gjermanisht. E gjitha kjo në dekorin fantastik të Budapestit. As siguracioni shëndetësor i Chrisit nuk kishte gjë kundër këtij trajtimi, sepse për të dyja palët ujdia ia vlente.
“Siguracioni nuk ka pasur asgjë kundër trajtimit shëndetësor. Klinika në Hungari i dërgoi shpenzimet që rimbursoheshin në Gjermani dhe unë e mora lejen me faks për disa ditë. Kostot u mbuluan saktësisht, sikur do ta kisha bërë këtë trajtim në Gjermani”, thotë aktorja.
Hungaria ka kohë që është kthyer në një destinacion të preferuar për turistët mjekësorë dhe ata që duan trajtime “wellness”. Por, në vitet e fundit është kthyer në destinacionin më të rëndësishëm për trajtimet dentale. Të paktën për qytetarët nga vendet veriore të BE-së që paguajnë 50-80 për qind më shumë për një trajtim të tillë në vendet e tyre. Trajtimin e Chrisit e organizoi agjencia “Klinika e Dhëmbëve-Hungari” me qendër në Potsdam që ka organizuar deri më tani 20 mijë trajtime për pacientë gjemanë dhe zviceranë.
Sipas statista.com, numri i klinikave dentare dhe dentistëve në Hungari shënon rritje. 6,083 dentistë ishin të punësuar në vitin 2016. Edhe numri i klinikave në afërsi të kufirit me Austrinë shënon rritje. Oferta është përshtatur për klientët – personeli flet perfekt anglisht dhe gjermanisht. Chris Reuter kujton se “njerëzit janë shumë të sjellshëm dhe të gjithë flasin gjermanisht. Trajtohesh sikur të jesh pacient privat.”
Ndjesia e të trajtuarit mirë si një pacient privat tërheq edhe paciantë të tjerë, si Iasmina Carstea, një ekonomiste nga vendi fqinj, Rumania, e cila shkon rregullisht në klinikën e Szegedit, një qyteti juglindor të Hungarisë.
“Gjithmonë kam zgjedhur të shkoj tek doktorët hungarezë”, tha ajo.
Jo vetëm ajo, shumë pacientë rumunë shkojnë për trajtim në Hungari. Standardet e jetës në Hungari janë më të larta se në Rumani, kështu që ndryshe nga pacientët austriakë apo gjermanë, kostot nuk janë impulsi që i tërheq rumunët, por trajtimi i duhur.
“Por, çdo cent i shpenzuar ia vlen”, thotë Lorena Garoiu, një piktore rumune që shkon rregullisht në Budapest për trajtime “wellness”.
“Ujërat termale në Banjat e Gellert kanë qenë shumë të rëndësishme për hernien diskale. Kam pasur përmirësim që nga hera e parë që kam qenë aty”, thotë ajo.
“60 për qind e turistëve që vijnë në Budapest e zgjedhin qytetin për wellnesin”, thotë Szilvia Czinege, kryetare e marketingut të Budapest Spa.
Jo vetëm që ky vend është një pikë e rëndësishme për klinikat dentale, por në Budapest ka edhe 100 burime natyrore të llixhave, që janë përdorur nga romakët që në kohët e lashta.
Vetëm në vitin 2017, Hungaria pranoi 2,5 milionë turistë për trajtime mjekësore dhe ato “wellness”, bën të ditur Zyra Hungareze e Statistikave.
Aktorja berlineze erdhi një vit më vonë për kontroll në Hungari.
“Trajtimi ishte i suksesshëm”, thotë Chris, me një buzëqeshje ku dhëmbët ndriçojnë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

“Zhduket" Egli, Gjesti zgjohet duke e kërkuar, veprimi i tij ngjall reagime të fansave

Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Gjesti bëhet pishman: Rizartë, t’kisha me të hjekë prej këtu, mos të të shoh më kurrë në krevet me mua

Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri