Rreth 800 persona kanë aplikuar për statusin e viktimës së dhunës seksuale. Deri më tani 143 prej tyre kanë filluar edhe marrjen e pensioneve. Ndërsa, 103 prej tyre janë refuzuar nga komisioni qeveritar, ku siç thonë ata, nuk ka pasur prova të mjaftueshme dhe bindëse për rastin.
Rrëfehet njëra nga të mbijetuarit e dhunës seksuale, e cila pretendon që është viktimë, mirëpo është refuzuar nga komisioni qeveritar.
Përjetimet e asaj nate, nuk po mund t’i shlyej nga kujtesa, edhe tash pas 18 vjetëve.
Për të është ende e freskët, nata e 26 majit të vitit 1999. Qarjet e fëmijëve, torturat e policëve serbë, zërat e burrave që nuk gjenin forcë edhe më tej të përballonin goditjet që shkaktoheshin në trupat e tyre, janë vetëm disa sekuenca që i përsëriten asaj herë pas here në mendje.
Ishte pikërisht nata e 26 majit, kur ajo kishte fatin e zi të merret nga forcat serbe me dhunë, në mesin e shumë personave të cilit gjendeshin në kolonë, si shkak i dëbimit nga shtëpitë e tyre.
“Një herë më ka hup vetëdija prej tute, prej tmerri, aty ka pas shumë, ka pas plotë. Prej orës 2 e diçka u kon, na kanë shti në ato dhomat. Kunati u kon në atë tjetrën dhomë e kom ni tu e rreh. Neve na kanë shti aty kanë bo çka kanë dasht vet. Prej dyve deri të nesërmen orën shtatë të mëngjesit. Tani na kanë qit në një stom të rrugës, aty më ka marrë dikush me gjithë kunatin bashkë edhe na kanë qu te fmia. Aty kom nejt si e pavetëdishme, në të lig, e malltretume, e dhunume në tona mënyrat” rrëfen ajo për kosovapress.
Pas asaj kohe, ajo rrëfen që asnjëherë nuk ka qenë mirë me shëndet. Madje ishte detyruar që për shkak të dhunimit, t’i kryej dy intervenime kirurgjike.
Sikur të mos i mjaftonin këto, ajo në atë kohë, bashkëshortin e kishte në Gjermani.
Pas tri viteve, kur ai u kthye , siç rrëfen ajo, e la të vetme, me pretekstin që kishte ç’nderuar familjen.
“Burri e kuptoj, si e kuptoj, jena nda… vetëm për qit arsye. Edhe vet ai tregon që vetëm për këtë arsyje nuk më ka marrë më. Kurrë ditë të mirë nuk kom pas, edhe s’di sa herë kom tentu veç me myt vetën, mos me jetu mo. Mos me jetu mo, as edhe një minutë. Kom hjek shumë, kom hjek edhe për që më ndodh qikjohja, nuk e kom besu. Për neve ditë të mirë mo nuk ka, se veç qato momente kur i kujtoj, mu vetëdija se di çka boj e çka maroj, me doket që kapaki i kres po më shkon përpjet”, thotë ajo.
Përveç gjendjes shëndetësore edhe atë ekonomike e ka shumë të vështirë.
Me të kuptuar që kishte filluar procesi i verifikimit të statusit të viktimave të dhunës seksuale, ani pse e kishte të vështirë, kishte aplikuar në komisionin qeveritar.
Mirëpo, ajo është refuzuar nga ky i fundit, me faktin se nuk kishte prova të mjaftueshme. Por, kjo nuk është e vetmja aplikuese e cila është refuzuar..
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Arrestohet 24-vjeçari nga Shkupi, i kërkuar për vuajtje të dënimit me burg prej 11 viteve
Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli
Taravari: Kur nga BDI përmendin klinikat ku s’ka asnjë shqiptar, të përmendin edhe klinikat ku ka më shumë shqiptarë sesa që ka pasur
Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Aksident në Lipjan, vdes një person dhe një tjetër lëndohet
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës