LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri i Etiopisë: Ushtarët deshën të më vrisnin

Kryeministri i Etiopisë: Ushtarët deshën të më vrisnin

Kryeministri i Etiopisë, Abiy Ahmed, ka thënë se disa nga ushtarët që hynë në bazën e zyrës së tij javën e kaluar kishin dashur ta vrisnin atë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Abiy dhe ushtarët u panë duke qeshur, por ai i tha parlamentit se “brenda unë kam qenë shumë i shqetësuar”.


Gjatë gjashtë muajve të fundit, ai ka bërë disa reforma të mëdha dhe tha se disa nga trupat donin t’i bllokonin ato.

“Marshimi i disa anëtarëve të ushtrisë në Pallatin Kombëtar [zyra e kryeministrit] nuk ishte vetëm i paligjshëm, por shumë i rrezikshëm, sepse qëllimi ishte të bllokoheshin reformat në vazhdim”, tha z. Abiy gjatë sesionit pyetje-përgjigje.

“Ndërkohë, pasi situata u vu nën kontroll, disa forca u dëgjuan duke thënë: Ai u arratis para se ta vrasim”.

Një ngjarje e tillë shkruajnë mediat, ka ndodhur më 10 tetor, sipas të cilave, disa qindra ushtarë protestues, disa prej të cilëve ishin të armatosur, shkuan të shihnin kryeministrin, duke kërkuar rritje pagash.

Situata shkaktoi alarm, duke çuar në mbylljen e rrugëve në zonë dhe të interentit për orë të tëra. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori