LAJMI I FUNDIT:

Oda e Afarizmit i kërkon Kuvendit largimin e Projektligjit për Miniera nga rendi i ditës

Oda e Afarizmit i kërkon Kuvendit largimin e Projektligjit për Miniera nga rendi i ditës

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK), me rekomandim të bizneseve anëtare edhe një herë ka kërkuar që Projektligji për Miniera dhe Minerale të largohet nga rendi i ditës në Kuvendin e Kosovës.

Në një kërkesë drejtuar kryetarëve të Grupeve Parlamentare, kryetarit të Kuvendit dhe nënkryetareve, OAK ka arsyetuar këtë kërkesë, duke vlerësuar se përveç mungesës së harmonizimit të këtij projektligji me ligjet e tjera të Kosovës, arsye shtesë për kthim prapa të tij është edhe mos përfshirja e kërkesave kryesore të bizneseve të sektorit të Minierave dhe Mineraleve në draftin final.


OAK ka përsëritur edhe një herë disa nga rekomandimet e bëra dhe të mos përfshira në draftin final, e që konsiderohen esenciale nga bizneset e këtij sektori.

Njoftimi i plotë i OAK

Të nderuar,

Oda e Afarizmit të Kosovës, njëherësh përfaqësuese e një numri të madhë të bizneseve të sektorit të Minierave dhe Mineraleve, me rekomandim të bizneseve anëtare, kërkon edhe një herë që Projektligji për Miniera dhe Minerale të largohet nga rendi i ditës në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Arsyetim

Përveç mungesës së harmonizimit të këtij Projektligji me ligjet e tjera të Republikës së Kosovës, arsye shtesë për kthim prapa të tij është edhe mos përfshirja e kërkesave kryesore të bizneseve të sektorit të Minierave dhe Mineraleve në draftin final.

Oda e Afarizmit të Kosovës Ju përsërit dhe një herë disa nga rekomandimet e bëra dhe të mos përfshira në draftin final, e që konsiderohen esenciale nga bizneset e këtij sektori:

1. Të rikthehen distancat dhe të jenë specifike për çdo sektor.

2. Me miratimin e lejes minerare të shfrytëzimit , zona e lejuar e shfrytëzimit hiqet nga fondi pyjor e kullosor, prone shtetërore dhe kalon si pasuri minerare.

3. Të krijohen procedura të veçanta të aplikimit për licencë për çdo sektor, sepse veprimtaria dhe kompleksiteti i çdonjërit dallon nga tjetri. Pra, të bëhet ndarja e procedurave të aplikimit për:
– Metalore,
– Jometalore,
– Zhavor
– Gurët dekorativ dhe
– Thëngjill, etj.

4. Të klasifikohen lumenjtë dhe në bazë të llojit të caktohet distanca e punës në lumenj.

5. Të specifikohet në licencë hapësira punuese në lum dhe i licencuari të mbetet përgjegjës për mirëmbajtjen e shtratit të lumit në mënyrë që të mos degradohet dhe të mos ketë vërshime.

6. Një licencë për shfrytëzimin e rërës dhe zhavorrit që nuk gjendet në shtretërit e ujërave sipërfaqësorë duhet të jepet në bazë të kërkesës së pronarit të tokës ku gjenden.

7. Kërkesa për koncesion shfrytëzimi të dërgohet në komunë, pastaj të paraqitet në KPMM. KPMM do të marrë përgjegjësinë e bartjes së këtyre kërkesave në Ministritë përkatëse.

8. Kërkesës për dhënien e licencës i bashkëngjiten:
– të dhënat për subjektin që kërkon koncesion,
– një hartë topografike në një shkallë prej 1: 5.000 së bashku me koordinatat e pikës kufitare të vendndodhjes së një zone të përcaktuar,
– një raport për vëzhgimin e tokës për qëllime të veçanta me shënime kadastrale për zonën për të cilën kërkohet dhënia e koncesionit të shfrytëzimit, të përgatitur nga tregtarët e veçantë – gjeodete të autorizuara të tokës dhe shoqëritë tregtare për vrojtimin e tokës që plotësojnë kushtet sipas Ligjit mbi kadastrën e pronës së paluajtshme;
– një studim fizibiliteti të koncesionit.

9. Kontrollimi i zbatimit të projektit të bëhet nga Inspektorët Komunal të Komunës përkatëse, ndërsa KPMM të jetë në mbikëqyrje të vazhdueshme duke qenë organi më i lartë për këtë sektor.

10. Garancia të bëhet në të gjitha institucionet e licencuar nga BQK-ja dhe të dorëzohen në KPMM.

Oda e Afarizmit të Kosovës Ju fton që Projektligji për Miniera dhe Minerale të rikthehet dhe një herë në dëgjim publik pasi që konsideron se ky rikthim do të jetë mjaft frytdhënës. Gjithashtu, Oda e Afarizmit të Kosovës Ju mirëpret në takime diskutuese me bizneset e sektorit të Minierave dhe Mineraleve duke pas parasysh që bizneset janë të interesuara t’i diskutojnë këto kërkesa me çdo palë që mund të ndikoj në këtë çështje.

Ju lutemi që t’i përgjigjeni pozitivisht kërkesës tonë, në mënyrë që edhe miratimi i ligjeve të bëhet konform nevojave të bizneseve. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

Melodia Px
Osmani: MCC-ja po luan rol transformues, duke sjellë përfitime të rëndësishme për ekonominë e Kosovës

Osmani: MCC-ja po luan rol transformues, duke sjellë përfitime të rëndësishme për ekonominë e Kosovës

Ekonomi
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale

Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale

Ekonomi
Kalo në kategori