LAJMI I FUNDIT:

Trajneri i CrossFit-it, Egzon Shkololli sjell videon “Gorilla” me ushtrime super të rënda

Trajneri i CrossFit-it, Egzon Shkololli sjell videon “Gorilla” me ushtrime super të rënda
Foto: Egzon Shkololli/Facebook

Trajneri i njohur i disiplinës CrossFit në Kosovë, Egzon Shkololli, është bërë një emër mjaft i ndjekur në rrjetet sociale.

Së fundmi, ai ka publikuar një video në Facebook, ku shfaqet ndërsa praktikon CrossFit në palestrën e tij.


Ai e ka quajtur këtë video “Forca e Gorillës”, për shkak të ushtrimeve tejet të rënda që bën.

Videoja në fjalë është shpërndarë në masë të madhe në rrjetet sociale, duke zgjuar kureshtjen te personat që duan praktikimin e kësaj disipline.

Në një intervistë për Telegrafin, Shkololli kishte dhënë një këshillë për të gjithë ata që shohin videot e tij dhe që frymëzohen, që të merren sa më shumë me këtë sport.

“Këshilla ime është që të gjithë të fillojnë ta praktikojnë këtë sport, sepse edhe në të gjitha vendete botës ka filluar të përhapet me ritëm të shpejt, dhe është një sport atraktiv ku çdo ditë të pret një sfidë e re. Pra, thënë shkurt, ky nuk është një sport pasiv”, ka thënë Egzon Shkololli.

Foto: Egzon Shkololli/Facebook

CrossFit është disiplinë e fitnesit me intensitet të lartë që i inkorporon elementet e sporteve të ndryshme dhe llojet e ndryshme të ushtrimeve fizike. /Telegrafi/