LAJMI I FUNDIT:

Egzon Shkololli, trajneri i suksesshëm që ndër të parët e solli disiplinën ‘CrossFit’ në Kosovë

Egzon Shkololli, trajneri i suksesshëm që ndër të parët e solli disiplinën ‘CrossFit’ në Kosovë

Të gjithë e dimë se ushtrimet fizike janë esenciale për një shëndet të mirë fizik e mendor. Por, ka shumë njerëz që ushtrimet fizike nuk i shohin vetëm si ‘obligim’ ditor ndaj trupit të tyre, por i bëjnë për shkak të pasionit që kanë ndaj këtij sporti.

Në mesin e këtyre njerëzve është edhe Egzon Shkololli, i cili e praktikon një disiplinë tjetër të ushtrimeve nga ajo çfarë jemi mësuar të shohim zakonisht, shkruan Telegrafi.

Egzon Shkololli, 29 vjeçar nga Peja i cili ka studiuar shkencat sportive, është ndër të parët në Kosovë që merret me CrossFit.

CrossFit është disiplinë e fitnesit me intensitet të lartë që i inkorporon elementet e sporteve të ndryshme dhe llojet e ndryshme të ushtrimeve fizike.

___________________________________________

Mendoja se isha i fortë, derisa provova të ushtroj CrossFit – thënia e zakonshme e atyre që e provojnë për herë të parë këtë disiplinë.

___________________________________________

Egzoni tregon për Telegrafin se me këtë sport merret me vite të tëra, ndërkaq shpjegon se është diçka me të cilin adaptohet çdo njeri dhe shpërblimi është i madh.

“Me CrossFit jam i lidhur shumë dhe i shpenzoj 12 orë në ditë duke u stërvitur me klientë të ndryshëm. Është formë mjaft e vështirë e ushtrimeve fizike, por për çdo njeri që merret me këtë sport suksesi është i garantuar”, thotë ai.

Për Egzonin, asgjë tjetër nuk ka më shumë rëndësi sesa ky sport, dhe këtë e dëshmon edhe fakti që ai gjatë tërë ditës e javës merret vetëm me CrossFit në qendrën ‘CrossFit Kosova’.

“Këshilla ime është që të gjithë të fillojnë ta praktikojnë këtë sport, sepse edhe në të gjitha vendete botës ka filluar të përhapet me ritëm të shpejt, dhe është një sport atraktiv ku çdo ditë të pret një sfidë e re. Pra, thënë shkurt, ky nuk është një sport pasiv”.

Për Egzonin, puna e trajnerit sjell kënaqësi të madhe. Ndërsa ai si trajner ka ushtruar shumë yje me famë botërore, blogere, sportistë që tani janë kampionë, etj. /Telegrafi/

Sporti duhet të ndodh çdo ditë në jetët tona? Nuk do ta besoni transformimin e @ramelahaj ? Një ndër tenorët më të mirë shqipëtar që ka arritur së fundmi transformimin 100% në CrossFit Kosova? 1.Ushtro si i çmendur merre si obligim jetsorë çdo ditë sfidoje vetën. 2.Blini ushqime bio Perimet, frutat dhe çdo lloj ushqimi tjetër që konsumoni, bën mirë të jetë bio. Sepse lëndët ushqyese që ato përmbajnë janë të shumëllojshme dhe do t’ju bëjnë të ndiheni më mirë. Sa më të freskëta ushqimet, aq më të shëndetshëm do të jeni. 3.Pini sa më shumë uj Pirja e ujit mund t’ju ndihmojë të humbni peshë, kështu që sigurohuni që mos ta hiqni nga dieta juaj gjatë gjithë vitit. —————————————————— CrossFit Coach ??‍♂️ Best Best Best Coach KOSOVA CROSSFIT ?? ?????????????®️ #crossfit #crossfitcoach #crossfitter #monstercoach #body #stayfit #strong #active #gym #balance #dedication #motivation #strong #hardwork #playhard #workoutmotivation #reebok #nike #adidas #albania #kosova #shredded #instaphoto #gymnastics #fit #cardio #albania #kosova #extreme #endurance #strength #motivation #numberone

A post shared by CROSSFIT KOSOVA ???? (@crossfit.personaltrainer) on Jan 29, 2018 at 7:34am PST

Në trend Stil

Më shumë
Rruga më e shkurtër në botë - është vetëm dy metra e gjatë dhe në të ndodhet edhe një hotel

Rruga më e shkurtër në botë - është vetëm dy metra e gjatë dhe në të ndodhet edhe një hotel

A e dini se...
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Të gjithë e kemi këtë produkt në shtëpi dhe bën mrekulli për bimët tuaja

Të gjithë e kemi këtë produkt në shtëpi dhe bën mrekulli për bimët tuaja

A e dini se...
A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini se...
Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja

Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja

Stil
Kalo në kategori