LAJMI I FUNDIT:

Ndër më të mirët: 7-7-7 për angazhim më të madh të bicepsëve

Ndër më të mirët: 7-7-7 për angazhim më të madh të bicepsëve

Gjithmonë ekziston mënyra që të fusni inovacion në treningun tuaj dhe të luftoni monotoninë

Kur është fjala për bicepsët, Men’sHealth, veçon dy ushtrime: Përkulja e kamerierit dhe 7-7-7.


Në vazhdim të tekstit do të merremi me ushtrimin e dytë 7-7-7, të njohur me emrin 21s.

Fjala është për ushtrimin e intensitetit të lartë, të cilin do të duhej ta bënin duke qëndruar në këmbë.

Ju nevojiten peshat e dorës. Peshën përshtateni vetë, transmeton Telegrafi.

Filloni me 7 përsëritje, nga pozicioni me duar tërësisht të shtrira në bërryl deri në këndin prej 90 gradësh. Pastaj bëni edhe 7 përsëritje, mirëpo këtë herë tërësisht lakoni duart, deri te gjoksi.

Edhe 7 përkulje – filloni nga këndi prej 90 gradësh dhe ngrihuni në drejtim të fytyrës. 7-7-7, te të gjitha 21 përsëritjet, përpiquni që të mos i ndani bërrylat nga trupi.

Kur është fjala për frekuencat, nëse jeni fillestar, më së miri është të filloni me tri seri. Midis serive pushoni pak.

Nëse tashmë “jeni të stërvitur”, kombinoni 7-7-7 me variantet e tjera të përkuljes dhe me ushtrimet e tjera për duar.

Vërejtje:

Kini parasysh që bicepsët janë muskuj të vegjël dhe që është krejt njësoj e rëndësishme, sa do t’i trajnoni, aq sa edhe që të shmangni lodhjen e tepërt. Le të rriten, por me pushim të drejtë. /Telegrafi/